Afro 14 për qind e bullgarëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa afro 16 për qind me një dozë, tregojnë të dhënat e fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Me fjalë të tjera, vendi ynë është në mes të rrugës evropiane të vaksinimit (35.7 për qind e qytetarëve evropianë kanë përfunduar ciklin e imunizimit). Është interesante, se rezultatet e ulëta janë të evidentuara jo vetëm ndër grupet specifike të shoqërisë bullgare si popullsia rome, e cila tradicionalisht është me një kulturë të dobët shëndetësore, por madje edhe mes personelit mjekësor. Situata është veçanërisht shqetësuese në sfondin e përhapjes në Evropë të variantit të sapo zbuluar Delta të koronavirusit, për të cilin flitet se është dukshëm më ngjitës sesa speciet aktuale.
Në mesin e muajit qershor BE përcolli në Bullgari komisionaren e shëndetësisë Stella Kyriakides e cila u bëri thirrje “njerëzve të besojnë në vaksinat”. Mirëpo përkundër faktit se sigurohet qasje falas në preparatet nëpërmjet qendrave të vaksinimit dhe mjekëve personal, duke përfshirë edhe fushata të ndryshme për vaksinim në qendrat tregtare, parqet, me autobusë të lëvizshëm etj. ata që dëshirojnë të imunizohen po ulen. Edhe mundësia për lëvizje më të lirë pas vaksinimit dhe për lëshimin e një certifikate evropiane të imunizimit nuk rrit interesin. Dhe pyetja është – pse? Ndërsa përgjigjet janë të shumta dhe të paqarta.
“Shteti bullgar ka përgjegjësinë e tij për këtë situatë, duke filluar me problemet që lidhen me sigurimin e vaksinave” - tha Doc. Nikollaj Dimitrov, psikolog social:
“Ne vonuam me furnizimin e vaksinave, kishte probleme me strukturimin e listave të grupeve që duhet të vaksinoheshin me prioritet. Pas kësaj kishte vonës edhe në furnizimet nga vet prodhuesit e vaksinave. Kështu që në nivel organizativ kemi se çfarë të bëjmë për të arritur nivelet e shteteve të tjera.”
Mosbesimi ndaj vaksinave tek ne në shkallë të madhe u provokua edhe nga masat kaotike të pushtetit gjatë tërë pandemisë, mendon Doc. Dimitrov. Sipas tij bullgari është i vështirë për t’u besuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e tij. Dhe kur një person është në një situatë ku ka nevojë për informacion, por nuk ia merr, nuk ka asnjë mënyrë për të bërë një zgjedhje të informuar. Në këtë aspekt roli i mediave është i madh, por ai nuk duhet të mbivlerësohet – mendon Doc. Dimitrov. Sipas tij ka një mosbesim ndaj burimeve zyrtare të informacionit. Për këtë arsye njerëzit tek ne shpesh drejtohen te kanale joformale, të cilat janë plotë lajme të rreme, me teori konspirative etj.
“Disa ditë më parë filloi një fushatë për ndërmjetësimin shëndetësor në mes të popullatës rome – një hap jashtëzakonisht i dobishëm. Një akses i tillë do të ishte i dobishëm për pjesën tjetër të popullsisë, sepse shumë shpesh njerëzit të cilëve u besojmë nuk janë ata në televizion, por ata mes nesh që i takojmë çdo ditë. Të mos flasim se një pjesë e madhe e bullgarëve kërkojnë përgjegjësinë për atë që ndodh në jetën e tyre jashtë tyre. Kjo është tipike për ne – jemi të prirë të presim që “dikush tjetër” të na rregullojë. Kështu që pushteti duhet të fitojë besimin e një pjese jo të vogël të popullsisë duke orientuar fushatën e vet ndaj atyre njerëzve të cilët së pari presin që dikush tjetër të “bëjë” por nuk i besojnë atij” – tha në përfundim Doc. Nikollaj Dimitrov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES dhe arkiv personal
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje..