Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shtruarit në spital me Covid-19 tani janë më pak se 1000

Foto: arkiv

87 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.6 për qind e 14 174 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 14. Nuk ka raste të reja në 8 rrethe.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë është 8196. Të shtruarit në spital janë nën 1000. Në objektet e trajtimit të koronavirusit mjekohen 961 pacientë. 111 janë në njësitë e kujdesit intensiv, që është gjithashtu një rënie. 2 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar në 24 orët e fundit. 306 u raportuan se u shëruan.

11 712 u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i dozave të dhëna është 1 810 576. Me imunizim të përfunduar janë 830 261 njerëz.


Më shumë nga rubrika

Vaksinimet dhe testimet për Covid janë në rritje

4816 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve rishtazi është 294 më shumë se të enjten, por ka një rënie të ndjeshme me 8 për qind të të infektuarve. Pozitiv janë 10.17 për qind e numrit rekord të..

botuar më 21-10-22 9.05.PD

Parashikimi i motit për 21 tetorin

E premtja do të nisë me temperatura minimale nga 1 gradë në Vidin (Bullgari Veriperëndimore) deri në 10 gradë buzë detit (Bullgari Lindore) dhe me mjegulla në ultësira. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të shpërndara. Temperaturat..

botuar më 21-10-21 8.05.MD
Stojço Kacarov

Premtojnë teste falas për punëtorët në objektet e mbyllura

Vlefshmëria e certifikatës për të prekurit nga Covid-19 po zgjatet nga 6 në 12 muaj brenda vendit, njoftoi në një konferencë për shtypin Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Dokumenti i vaksinimit pas dozës së parë do të jetë gjithashtu i..

rinovuar më 21-10-21 7.06.MD