Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një studim i bërë nga Universiteti i Ri Bullgar tregon njohuritë digjitale shëndetësore të të rinjve

Bullgarët e rinj kërkojnë një informacion online për këtë sesi të mbeten të shëndetshëm, dhe jo si të shërohen vetë

Foto: BGNES

Teknologjitë e reja prej viteve janë një pjesë e pandarë nga ditët tona të përditshme. Situata e pandemisë forcoi transformimin digjital të të gjitha industrive, që të mund ato të vazhdojnë të funksionojnë. Covid-19 ndihmojë në drejtimin e digjitalizimit sa më të shpejtë të shëndetësisë në Bullgari, thotë Docentja Polina Mihova, pedagoge në Departamentin “Shëndetësi dhe Punë Sociale” në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. Ky është një nga konkluzionet, deri tek të cilët ajo dhe kolegët e saj kanë arritur pas një studimi trevjeçar (2018-2021) mes studentëve nga 6 universitete në vend me temë “Një kërkim online të një informacioni shëndetësor mes njerëzve të rinj”.

Ai përfshin dy periudha - përpara pandemisë, që përfshin 683 studentë dhe në kohën e koronavirusit, ku në studim janë përfshirë 524 njerëz të rinj. Rezultatet e studimit u prezantuan gjatë një leksioni publik, në të cilin u diskutua  edukimi shëndetësor i  konsumatorëve dhe nëse është e mundur të realizohet telemjekësia ose konsultimi me mjekun në distancë, nëpërmjet pajisjes elektronike në Bullgari.

46% nga të anketuarit kanë kërkuar një informacion shëndetësor në internet akoma përpara pandemisë, ve në dukje docentja Polina Mihova në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare-Radio Sofja.

“Ajo e cila më çuditi mua në realitet është se, përpara koronavirusit 33% nga të anketuarit  krejtësisht e përjashtonin online mjekësinë si një opsion. 26% pohonin se janë gati të përdorin ndonjë farë versioni të një online konsultimi, por me shumë kushte. Kjo ndryshoi në mënyrë kategorike pas ardhjes së pandemisë botërore, ku nga pjesa e dytë e studimit u bë e qartë se 70% nga të rinjtë kërkojnë një informacion shëndetësor online, ndërsa përqindja e atyre që krejtësisht përjashtojnë si një opsion konsultim online është tashmë 22%. Një fakt tjetër, i cili zgjon interes është se, këta njerëz të rinj nuk i besojnë çdo lloj sajti ose forumi, në të cilin ndeshen. Në fakt ata kërkojnë mendime eksperte në forume të afirmuar  shumëvjeçare, të cilëve u kanë besim.”

Të rinjtëkërkojnë kryesisht një informacion sesi të ruajnë statusin e vet të njerëzve të shëndetshëm, dhe jo sesi të shërohen gjatë një problemi shëndetësor tanimë të paraqitur. Më shpesh një informacion shëndetësor online kërkojnë njerëzit nga vendet më të vogla të populluara, ku prania deri tek specialistët është më e kufizuar. Docentja Polina Mihova  saktëson se, meqenëse flasim për të rinj, me sa duket  të shëndetshëm, për ta kërkesa për informacion shëndetësor nuk është rritur në mënyrë drastike në dy vitet e fundit, siç është rritur për personat mbi 30 vjeç, ku ka një rritje të dyfishtë dhe të trefishtë të interesit.

“Digjitalizimi dhe transformimi i çdo njërës prej  industrive aktualisht në aspektin global është një fakt. Në Bullgari kjo pandemi ndihmoi në drejtimin e digjitalizimit më të shpejtë dhe futjen e teknologjive të reja në shëndetësi. Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë njerëzit në një gjendje të pabarabartë ose në një gjendje shqetësimi ose ata që nuk mund të arrijnë objektet shëndetësore gjithsesi të kenë ende një shans për kujdes mjekësor dhe ndihmë në distancë. Do të jetë pozitive që kjo simbiozë të vazhdojë edhe në të ardhme, pasi  ideja e teknologjive nuk është aspak zëvendësim i mjekut, por një plotësim i tij”, shprehet  kategorikisht docentja Polina Mihova.

Redaktore: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD