“Mundësia që vaksinat aktuale Covid të mos veprojnë kundër variantit Omikron është tepër e vogël, ato mund të veprojnë por në mënyrë më të dobët.” Këtë mendim e shprehu për bTV ish-kryetari i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare Prof. Todor Kantarxhiev. Ai vuri në dukje hipotezën, se ka të ngjarë që varianti i ri të ketë lindur te një pacient i sëmurë nga SIDA i cili është infektuar me koronavirus. Duke marrë parasysh rrezikun që varianti Omikron të përhapet edhe në vendin tonë, epidemiologu këshilloi njerëzit të cilët akoma nuk kanë vaksina të imunizohen ndërsa ata mbi 65 vjeç të marrin një dozë përforcuese. Prof. Kantarxhiev tha gjithashtu, se masat duhet të shtrëngohen dhe më shumë njerëz të testohen.
Rregullatorët bullgarë dhe grekë të energjisë certifikuan ndërlidhjen e gazit të kompanisë IGB. Shfrytëzimi komercial i interkonjektorit do të fillojë pas datës 1 korrik 2022. Objekti ka një rëndësi strategjike dhe lejon lidhjen e sistemeve të..
316 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 216 më shumë se një ditë më parë. Më shumë se 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 4.56 për qind e 6917 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit..
Lufta në Ukrainë na gjeti në zemër të shumë krizave sepse e kemi lejuar veten të jemi të varur nga Rusia, tha Kryeministri Kirilll Petkov në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Petkov shtoi se “ne nuk mund t’i përgjigjemi luftës ashtu..
Gjatë natës së 24 duke u gdhirë 25 maj mbi Bullgarinë Perëndimore shiu do të pushojë dhe retë do të çahen e do të pakësohen. Në Bullgarinë Qendrore..
Kryeministri bullgar Kirill Petkov synon të marrë pjesë në një takim të liderëve të grupit "Rinovo Europe" në Parlamentin Evropian, shkruan Politico...
Bullgarët në Bosilegradin të Serbisë po kërkojnë ndihmë nga autoritetet bullgare për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së..