Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një qeveri e qëndrueshme të paktën në një plan afatshkurtër, parashikojnë analistët

Foto: BGNES

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ditën e hëne, më 13 dhjetor, Kuvendi Popullor votoi përbërjen e qeverisë së re, propozuar nga formacioni politik – fitues në zgjedhjet e 14 nëntorit – “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Bullgaria do të qeveriset nga një koalicioni katër partish, i cili përfshin edhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB).

Kirill Petkov

Tolerancë zero ndaj korrupsionit” do të jetë motoja e qeverisjes së re, theksoi i kryeministri i ri Kirill Petkov. Si detyrë e parë ai tregoi kontrollin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe krizën Covid.

Shpejtësia me të cilën u kapërcyen mosmarrëveshjet e shfaqura javën e kaluar midis PP dhe BSP, si dhe dorëzimi i mandatit të parë nga presidenti ditën e shtune më 11 dhjetor, befasoi shumë.

Hristo Ivanov

“Ky proces, iniciativa për të, si dhe ritmi, përcaktohen nga mbajtësi i mandatit – shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov. – Ka mjaftë probleme në vend të cilët presin zgjidhjen e tyre. Kemi për të hyrë në një procedurë buxhetore gjë që ndodh me vonesë. Si çështje urgjente duhet të shqyrtohen çmimet e energjisë elektrike dhe të ujit të cilat mund të korrigjohen në fillim të janarit. E gjithë kjo kërkon një parlament dhe qeveri punuese.”

Sipas tij është plotësisht e mundur që kjo qeverisje të jetë kalimtare dhe jashtëzakonisht e vështirë.

“Ajo do të jetë një urë midis epokës së Bojko Borisovit dhe konstruksionit të ri politik. Kjo qeveri do të sigurojë kohën për të formuar peizazhin e ri politik.”

Prapëseprapë, përveç lodhjes nga maratona zgjedhore gati gjysmë-vjeçare, a nuk duket diçka tjetër prapa dëshirës së të gjithëve për të formuar një qeveri të qëndrueshme? Sipas politologut Strahill Delijski qeveria e mëparshme e rregullt u krijua në plotësimin e qëllimit për të pasur atë.

“Tani pas një serie zgjedhjesh prapë arritëm këtë qëllim gjithëpërfshirës – të kemi një qeveri në emër të kësaj - më në fund të startojë cikli i ri politik. Megjithatëkjo do të jetë më e vështirë,pasi kësaj qeverie iu dha një mandat për të ndryshuar pjesën e madhe të asaj që bënë të mëparshmit.”

Strahill Delijski

Ish pushtetarët nga partia GERB drejtuan kritika se qeveria është e ndarë në disa fraksione – policore, korporatave dhe partiake. Lidhur me këtë Delijski ishte kategorik:

“Fraksione korporatave kishte në të gjitha qeveritë bullgare, policore – po kështu. Kjo qeveri u krijua me qëllimin për të mbajtur GERB larg pushtetit. Në këtë kuptim nuk ka problem të bashkojë të gjitha llojet e vlerave, ideve, politikave dhe çfarëdo ideje të tjera që dëshironi për botën.”

Sipas tij, “sistemi politik u soll në një gjendje të tillë që mbijetesa e tij varej nga mundësia, që përndryshe pikëpamje vështirë të pajtueshme politike për të punuar së bashku”. Politologu përjashtoi turbulenca të veçanta në qeverisje nëse qeveria nuk fokusohet menjëherë në reformat strategjike, por më tepër menaxhon krizat e vazhdueshme.

Politologu Antonij Todorov gjithashtu e ndan mendimin, se nuk duhet të bëhen reforma të papritura dhe kardinale.

Antonij Todorov

“Si një shenje e mirë e konsideroi mënyrën në të cilën u zhvilluan bisedimet midis partnerëve të koalicionit. Ata ishin të vërteta. Është e qartë, se partitë janë krejt të ndryshme dhe është e qartë se mes tyre ka papajtueshmëri, qoftë edhe në plan personal. Megjithatë ata treguan se mund t’i kapërcejnë sepse kuptuan se kanë një qëllim të përbashkët më të rëndësishëm.”

“Frika se njëra nga partitë mund të bëhet fajtore për shembjen e qeverisë së shumëpritur të rregullt, të paktën në një afat të shkurtër do të mbajë partitë nga koalicioni të mos hyjnë në një konfrontim të ashpër me njera tjetrën” – është i bindur Strahill Delijski. Kjo rrit pritshmërinë që qeverisja e koalicionit të ri do të jetë e qëndrueshme.

Përpilues: Joan Kolev (sipas intervistave të Sillvija Velikova dhe javor Stamatov, BNR – “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska: Qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk ka ndryshuar

"Qëndrimi i Bullgarisë nuk ka ndryshuar - zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë. Na duhen veprime konkrete. Humbëm 5 muaj në biseda, në intervista. Ne presim që të fillojë zbatimi i marrëveshjes," bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme e..

botuar më 22-05-18 7.11.MD
Roberto Fico dhe Nikolla Minçev

Roberto Fico: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për BE-në

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi në Kuvendin Popullor Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, i cili ndodhet për një vizitë..

botuar më 22-05-16 3.44.MD
Kryeministri Kirill Petkov

Kryeministri pret që Shkupi të krijojë një institucion qeveritar për bullgarët

Të gjithë bullgarët e dinë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në BE. Të gjithë e dinë gjithashtu se të drejtat e bullgarëve atje duhet të mbrohen, tha Kryeministri Kirill Petkov për Nova TV. “Çështja është që ta heqim këtë retorikë politike dhe të..

botuar më 22-05-16 11.41.PD