Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në të lidhen me marrëveshjet e saj dypalëshe

Kiriakos Micotakis dhe Rumen Radev
Foto: BGNES

Marrëveshja për miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të hyjnë në suazën negociuese të fqinjit tonë jugperëndimor për anëtarësimin në BE. Për këtë bëri thirrje presidenti Rumen Radev në takimin e tij me kryeministrin grek Kriakos Micotakis. Të dy ranë dakord se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është në interes të të gjithë rajonit, por procesi duhet të lidhet me respektimin e vlerave evropiane dhe me angazhimet e marra në marrëveshjet dypalëshe. Të dy burrështetasit treguan si prioritet ndërtimin e lidhjes ndërsistematike të gazit dhe përmirësimin e konektivitetit transportues, duke përfshirë dhe me pika të reja kufitare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD
Kostadin Kostadinov

“Vëzrazhdane” nuk do të mbështesë një qeveri të mbështetur nga DPS

Partia “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e përkrahur nga DPS edhe pa Deljan Peevskin. Këtë e deklaroi kryetari i partisë, Kostadin Kostadinov, në një takim me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kërkim të mbështetjes për mandatin e tretë...

botuar më 24-08-02 5.59.MD
Presidenti Rumen Radev

Rumen Radev ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e festës kombëtare të RSM-së

Kreu i shtetit Rumen Radev ka uruar presidenten dhe qytetarët e RSM-së me rastin e festës kombëtare Ilinden - Dita e Republikës. “Vetëflijimi i heronjve të Kryengritjes së Ilindenit mbart kujtesën në kohë, e cila do të lidhë përgjithmonë..

botuar më 24-08-02 1.57.MD