Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Certifikata e gjelbër edhe për të hyrë në Kuvendin Popullor

Foto: parliament.bg

Komisioni Ligjor Parlamentar pranoi certifikatën jeshile nga prova e dytë si kusht për hyrjen në Kuvendin Popullor. Nëse vendimi miratohet në sallën plenare, aksesi në godinë do të bëhet përmes një dokumenti për vaksinimin kundër Covid-19, për sëmundje ose për një test negativ. Parashikohet që deputetët të paguajnë vetë analizat e tyre antigjene, por shpenzimet për stafin dhe administratën e tyre do të përballohen nga buxheti parlamentar. Ndërkohë, nga partitë “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe “Ringjallja” (Vëzrazhdane) kërkuan anulimin e vendimit të komisionit shëndetësor për vendosjen e certifikatës së gjelbër, pasi jo të gjithë deputetët ishin të informuar për seancën e jashtëzakonshme. Kryetari i tij Anton Tonev u përgjigj se vendimet mbeten.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti bullgar Pavell Banja pret Konferencën Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë

Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..

botuar më 25-01-31 6.10.PD

Parashikimi i motit për 31 janarin

Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..

botuar më 25-01-30 7.40.MD
Kristin Lagard

Bullgaria po përparon në përmbushjen e kritereve të konvergjencës për zonën e euros

Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..

botuar më 25-01-30 6.58.MD