Kaluan më shumë se 600 ditë që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Një kohë e cila ndryshoi krejtësisht mënyrën tonë të jetesës, na bëri më të tjetërsuar dhe të vetmuar se kurrë. Frika nga mbijetesa ndikoi edhe në jetën tonë të përditshme, duke na detyruar të rimendojmë përgjegjësitë dhe prioritetet tona, të kufizojmë takimet me njerëzit e zemrës që janë jashtë familjes dhe të kërkojmë metoda të reja vetë-edukimi dhe vetë-përmirësimi.
Modeli i deritanishëm i të mësuarit me prani fizike – si dhe për nxënësit, ashtu edhe për studentët, gjithashtu u kufizua shumë. U imponua që mësues, nxënës, pedagogë dhe studentë të përshtaten shpejt me mjedisin e të mësuarit online të përfaqësuar jo aq sa duhet në Bullgari. Dhe në se për më të rinjtë ky ndryshim nuk shkaktoi shumë vështirësi, për më të moshuarit, puna online doli të ishte një provë jo e lehtë. Pikërisht përshtatja e shpejtë me mjedisin e ri dhe zhvillimi i materialit në mënyrë që mundëson mësimdhënien dhe kuptimin e tij më të lehtë online, shpesh ngre pyetje për efikasitetin e këtij lloji të procesit arsimor. Dhe perspektiva që ky proces të përfundojë së shpejti duket e pakët. Nxënësit tregohen si një nga përhapësit, edhe nëse të kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike. Për këtë arsye Zëvendësministri i Shëndetësisë Georgi Jordanov rekomandoi që ata prapë të kalojnë në mësim online. Nuk është shumë e ndryshme situatën me studentët. Të paktën këtë e tregojnë konkluzionet e doracakut të sapobotuar “Trendet në arsimin online”, autor i të cilit është pedagogia në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” ljudmilla Kirillova. Tre janë aspektet kryesore në zhvillimin e këtij procesi, theksoi ajo në një intervistë për programin “Hristo Botev” të BNR-së.
“Sigurimi teknik i mësuesve dhe studentëve, baza materiale në arsimin e lartë. Vlen të përmendet se ai është i pamjaftueshëm, ndoshta për shkak se pandemia dhe trajnimi i vazhdueshëm i paparashikuar online ka bërë të vetën. Një tjetër gjë që vumë re gjatë analizimit ishte përgatitja e pedagogëve, të cilët përveç t’i japin kuptim dhe t’u shpjegojnë studentëve të tyre materialin e studiuar, duhej të përballeshin edhe me probleme teknike, si edhe me probleme të shkaktuara nga lidhja e dobët e internetit. Elementi i tretë që analizoj janë vetë studentët dhe qëndrimi i tyre ndaj procesit arsimor.”
Dallimi në lidhjen e internetit në Sofje, Plovdiv, Varna dhe vendbanime të tjera më të vogla në vend është i madh, sipas një tjetër përfundimi nga studimi. Kjo çon në ndërprerje të shpeshta, pamje, zë dhe lidhje të dobët mes pjesëmarrësve në proces, gjë që i shpërqendron ata dhe e bën trajnimin joefektiv.
Një nga metodat kryesore që përdoret për përpilimin e manualit janë anketat e shumta me studentë dhe pedagogë nga universitetet bullgare dhe të huaja.
Çfarë tregon opinioni i përgjithshëm?
“Fakti që njeriu mund të përfshihet dhe të punojë nga kudo është jashtëzakonisht i përshtatshëm - shpjegon Ljudmilla Kirillova. - Kursen kohë, transport, shumë studentë punojnë dhe është një lehtësi për ta që të mund të bashkohen vetëm për kohëzgjatjen e leksionit. Është mirë se platforma që shfrytëzojmë na mundëson të regjistrojmë leksionet tona dhe secili nga studentët mund t’i dëgjojë sa herë i duhet. Ata gjithashtu kanë akses në materiale dhe literaturë shtesë”, shpjegon pedagogu në Katedrën e Studimeve Japoneze në universitetin më të vjetër në vendin tonë. Edhe pse disa hapa prapa vendeve të tjera evropiane për sa i përket mësimit në internet, Bullgaria po e arrin shpejt hapin pasi procesi i digjitalizimit në arsim bëhet i pakthyeshëm. Gjithnjë e më shumë nga materialet e nevojshme për mësimin e studentëve do të dërgohen e merren online dhe takimet mes tyre dhe profesorëve do të bëhen gjithnjë e më pak.
Përpilues: Joan Kolev (sipas intervistës së Anelija dimitrova, BNR “Hristo Botev”)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESMë 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..