Bota dinamike e televizionit përballë jetës së thjeshtë dhe të afërt me idilin natyral. Përpara 15 vjetëve Kejsi Angellova nga Nju Jorku vendos në të dy anët e peshores jetën e saj të atëhershme dhe një mundësi shumë të paqartë dhe të largët, duke i dhënë zemrës së saj detyrën për të vendosur. Sot ajo jeton në fshatin bullgar Gjueshevo dhe i mat ëndrrat e veta me kreshtat në horizontin e pafund.
Derisa puna e saj e një producenteje televizive në Discovery dhe VH1 harxhon kohën e domosdoshme për çdo një familje normale, Kejsi gjithnjë e më shumë afrohet deri tek aventura e jetës së saj - të vendoset në atdheun e burrit të saj bullgar dhe të shohë se çfarë do të vijë prej saj.
Dhe pasi arrin të kuptojë se çfarë është ky realitet bullgar, ajo përfshin në autobiografinë e saj profesione si fermere, gjellëbërëse, shkrimtare, konsulente në kopshtarinë e qëndrueshme, mjeshtre plehrash, entuziaste e verës.
“Në Nju Jork kishim shtëpi dhe para të mjaftueshme, por nuk kishim jetë” thotë për të kaluarën ajo.
“Fillimisht kisha idenë të punoja në Qendrën e Kinemasë në Bojana, për shkak të projekteve të shumta të filmave amerikanë - tregon Kejsi Angellova për fillimin e saj tek ne. - Dhe me të vërtetë aty mbeta disa vjet me radhë, por zemra ime nuk ishte më në këtë punë. Në Bullgari fillova të qëndroj më afër natyrës, ushqimit, bujqësisë dhe pak nga pak të ndryshoj rrugicën time nga televizioni dhe filmat drejt gatimit dhe gjërave më të këndshme.”
Një nga idetë e çmendura të familjes Angellovi që në fillim është mbjellja e 800 pemëve të lajthisë për rritjen e kombinuar të tartufit – në mes të rajonit të qytetit Kjustendill, ku qershitë rriten nga çdo një oborr. Atëherë vendasit e kanë pritur vendimin ekstravagant me fjalët: “Ju jeni të çmendur”. Por, përpara 2 vjetëve pas një pritjeje të gjatë “diamantet e para të zeza” janë paraqitur në ekonominë familjare. “Të gjithë kanë qershi, por tartufi është prodhimi ynë më i mirë”, iu përgjigjet Kejsi skeptikëve të dikurshëm.
Prej afro 10 vjetëve ajo ndan po kështu përvojën dhe njohuritë në blogun e saj Eating, Gardening & Living in Bulgaria, merr pjesë në krijimin e Multi kulti kolektiv dhe në rrjetin e Slow Food tek ne. Kurse dy vajzat e saj luajnë volejboll për skuadra bullgare - më e vogla për skuadrën e Plovdivit “Marica”, kurse më e madhja për “Varna-DKS”.
“Unë jam amerikane nga Nju Jorku - thotë Kejsi Angellova në përgjigje të pyetjes nëse e ndien veten si bullgare. Gjatë këtyre 15 viteve një ose dy herë kam dëgjuar disa njerëz të thonë, se ne, të huajt, kemi ardhur në shtetin e tyre. Por, në të njëjtën kohë nuk ka problem, kur fëmijët e mi luajnë në skuadrën kombëtare të volejbollit. Unë ndihem një pjesë nga Bullgaria, pavarësisht se nuk kam pasaportë, por të gjithë duket i pëlqejnë amerikanët. Përveç kësaj kam fat - në ndryshim nga të huajt e tjerë nuk ndeshem me racizëm. E pëlqej shumë filozofinë e “Multi Kulti”, meqenëse nuk ka rëndësi se që ku vjen. Në fund të fundit ushqimi, kultura, muzika janë ngjitësi që na mban bashkë dhe mundemi më mirë të kuptojmë njerëzit nga Siria, Afganistani, Iraku.”.
Me miq në tavolinë, me një gotë në dorë, mes pamjeve dhe aromës së natyrës. Në fakt të mbyllë shijet e livadheve aromatike në një shishe është një nismë tjetër e Kejsit.
“Ideja është që bashkë me bashkëshortin tim të përgatisim pije të mira alkoolike - raki prej qershie nga Kjustendilli dhe kraft xhin - thotë ajo. Malet Osogovska dhe Konjavska kanë lavdinë e një larmie biologjike të pasur dhe bimët e mbledhura në to do të jenë sekreti i xhinit tonë. Kështu që nëse përdorim të gjitha gjërat e mira nga natyra bullgare, pija jonë do të ketë shijen e rajonit tonë”.
Përpiloi: Diana Cankova/ në bazë të intervistës së Irina Nedevës nga BNR-“Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: caseyangelova.com, Facebook /Eating, Gardening & Living in BulgariaAjo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..