Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kejsi Angellova e braktis karrierën e saj televizive në Nju Jork për të kultivuar tartuf në Bullgari

Foto: Facebook /Kejsi Angjellova

Bota dinamike e televizionit përballë jetës së thjeshtë dhe të afërt me idilin natyral. Përpara 15 vjetëve Kejsi Angellova nga Nju Jorku vendos në të dy anët e peshores jetën e saj të atëhershme dhe një mundësi shumë të paqartë dhe të largët, duke i dhënë zemrës së saj detyrën për të vendosur. Sot ajo jeton në fshatin bullgar Gjueshevo dhe i mat ëndrrat e veta me kreshtat në horizontin e pafund.

Derisa puna e saj e një producenteje televizive në Discovery dhe VH1 harxhon kohën e domosdoshme për çdo një familje normale, Kejsi gjithnjë e më shumë afrohet deri tek aventura e jetës së saj - të vendoset në atdheun e burrit të saj bullgar dhe të shohë se çfarë do të vijë prej saj.


Dhe pasi arrin të kuptojë se çfarë është ky realitet bullgar, ajo përfshin në autobiografinë e saj profesione si fermere, gjellëbërëse, shkrimtare,  konsulente në kopshtarinë e qëndrueshme, mjeshtre plehrash, entuziaste e verës.

“Në Nju Jork kishim shtëpi dhe para të mjaftueshme, por nuk kishim jetë” thotë për të kaluarën ajo.

“Fillimisht kisha idenë të punoja në Qendrën e Kinemasë në Bojana, për shkak të projekteve të shumta të filmave amerikanë - tregon Kejsi Angellova për fillimin e saj tek ne. - Dhe me të vërtetë aty mbeta disa vjet me radhë, por zemra ime nuk ishte më në këtë punë. Në Bullgari fillova të qëndroj më afër natyrës, ushqimit, bujqësisë dhe pak nga pak të ndryshoj rrugicën time nga televizioni dhe filmat drejt gatimit dhe gjërave më të këndshme.”


Një nga idetë e çmendura të familjes Angellovi që në fillim është mbjellja e 800 pemëve të lajthisë për rritjen e kombinuar të tartufit  – në mes të rajonit të qytetit Kjustendill, ku qershitë rriten nga çdo një oborr. Atëherë vendasit e kanë pritur vendimin ekstravagant me fjalët: “Ju jeni të çmendur”. Por, përpara 2 vjetëve pas një pritjeje të gjatë “diamantet e para të zeza” janë paraqitur në ekonominë familjare. “Të gjithë kanë qershi, por tartufi është prodhimi ynë më i mirë”, iu përgjigjet  Kejsi skeptikëve të dikurshëm.

Prej afro 10 vjetëve ajo ndan po kështu përvojën dhe njohuritë në blogun e saj Eating, Gardening & Living in Bulgaria, merr pjesë në krijimin e Multi kulti kolektiv dhe në rrjetin e Slow Food tek ne. Kurse dy vajzat e saj luajnë volejboll për skuadra bullgare - më e vogla për skuadrën e Plovdivit “Marica”, kurse më e madhja për “Varna-DKS”.


“Unë jam amerikane nga Nju Jorku - thotë Kejsi Angellova në përgjigje të pyetjes nëse e ndien veten si bullgare. Gjatë këtyre 15 viteve një ose dy herë kam dëgjuar disa njerëz të thonë, se ne, të huajt, kemi ardhur në shtetin e tyre. Por, në të njëjtën kohë nuk ka problem, kur fëmijët e mi luajnë në skuadrën kombëtare të volejbollit. Unë ndihem një pjesë nga Bullgaria, pavarësisht se nuk kam pasaportë, por të gjithë duket i pëlqejnë amerikanët. Përveç kësaj kam fat - në ndryshim nga të huajt e tjerë nuk ndeshem me racizëm.  E pëlqej shumë filozofinë e “Multi Kulti”, meqenëse nuk ka rëndësi se që ku vjen. Në fund të fundit ushqimi, kultura, muzika janë ngjitësi që na mban bashkë dhe mundemi më mirë të kuptojmë njerëzit nga Siria, Afganistani, Iraku.”.


Me miq në tavolinë, me një gotë në dorë, mes pamjeve dhe aromës së natyrës. Në fakt të mbyllë shijet e livadheve aromatike në një shishe është një nismë tjetër  e Kejsit.

“Ideja është që bashkë me bashkëshortin tim të përgatisim pije të mira alkoolike - raki prej qershie nga Kjustendilli dhe kraft xhin - thotë ajo. Malet Osogovska dhe Konjavska kanë lavdinë e një larmie biologjike të pasur dhe  bimët e mbledhura në to do të jenë sekreti i xhinit tonë. Kështu që nëse përdorim të gjitha gjërat e mira nga natyra bullgare, pija jonë do të ketë shijen e rajonit tonë”.

Përpiloi: Diana Cankova/ në bazë të intervistës së Irina Nedevës nga BNR-“Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: caseyangelova.com, Facebook /Eating, Gardening & Living in Bulgaria


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..

botuar më 24-12-02 7.30.PD
Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD