Më se 300 studentë nga 31 shtete u regjistruan në vitin e ri akademik 2021/22 për të mësuar në Universitetin e Mjekësisë në qytetin Pleven (Bullgari Qendrore Veriore), njofton qendra e shtypit e universiteti. Shumë janë kandidatë mjekët nga Italia, India, Britania e Madhe, Japonia, Irlanda, Gjermania, Turqia dhe Greqia. Ka edhe studentë në vitin e parë nga Koreja, Kina, Sri Lanka, Kanadaja, Libani, Jemeni, Libia, Egjipti dhe Zimbabve. Për herë të parë u regjistruan shtetas të Turkmenistanit dhe Kosovës.
Për shkak të situatës epidemike dhe masave kufizuese, pritja dhe përshtatja e studentëve të huaj bëhet online. Programi përfshin një sërë aktivitetesh të dobishme dhe argëtuese - një turne virtual në universitet, takime informative në internet, etj. Para fillimit të mësimit studentët e huaj ndjekin një kurs të gjuhës bullgare, në mënyrë argëtuese mësojnë informacione shtesë të dobishme për qytetin Pleven dhe Bullgarinë.
Hapja zyrtare e vitit të ri akademik për studentët e huaj të sapo pranuar do të jetë më 4 shkurt dhe nga data 14 shkurt do të fillojë mësimi i rregullt me prani në auditorët.
Universiteti i Mjekësisë në qytetin Pleven është i pari në Bullgari i cili në vitin 1997 aplikoi mësimdhënien në “Mjekësi” për studentët e huaj, tërësisht në anglisht. Më shumë se 1250 studentë të huaj nga 56 vende studiojnë mjekësi në këtë universitet me mësimdhënie në gjuhën angleze. Aty deri më tani u diplomuan 18 klasa mjekë shtetas të huaj, të cilët kanë gjetur realizim të suksesshëm profesional në mbarë botën – Evropë, ShBA, Indi dhe Australi.
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..