Çuditërisht mirë – kështu punëtorët në turizëm caktojnë sezonin e skive në pushimoren Pamporovo dhe në qytetin e afërt Çepellare. Përhapja e shpejtë e “Omikronit” në vend dhe masat antiepidemike nuk u bënë shkak që bullgarët të refuzojnë të pushojnë në mal dhe të bëjnë ski këtë vit. Të mos flasim, se kushtet meteorologjike tani janë të mrekullueshme për sportet dimërore.
Kapaciteti i hoteleve në Pamporovo është i mbushur pothuajse 75-80 për qind, por pronarët e tyre presin që gjatë pushimeve të nxënësve në javën e parë të shkurtit baza e shtretërve në hotelet të plotësohet deri në 99 për qind.
Në kulmin e sezonit mbizotërojnë turistët bullgarë. Por ka edhe miq të huaj – kryesisht nga Irlanda, Britania e Madhe dhe Rumania. Është e dukshme, se punëtorët në degën turistike janë më mirë të përgatitur për t’u përballuar sfidat e epidemisë së koronavirusit gjatë sezonit të tanishëm. E njëjta gjë vlen edhe për klientët e tyre, shumica e të cilëve janë të vaksinuar dhe lëvizin lirisht nëpër pushimoren. Për të tjerët ka pika të specializuara për testim të shpejtë, në mënyrë që edhe ata të kenë qasje të lirë në lokalet, mësojmë nga Kostadin Belenozov nga Bashkia e qytetit Çepellare. Në vende të dukshme janë të vendosura të ashtuquajturat pick-up pajisje nëpërmjet të cilëve pa kontakt mund të merret bileta për teleferikun.
Bileta njëditore për ski zonën në Pamporovo kushton 75 leva. Zbritja nëpër pistave të rajonit “Meçi Çall” mbi Çepellare kushton 55 leva për ditë. Doemos ka edhe mbrapsje çmimesh për fëmijët, si dhe për klientët e disa prej hoteleve etj.
“Prej disa vitesh një popullaritet të madh fitoi zbritja me biçikleta – thekson Kostadin Belenozov. – Ka mjaftë trase në rajon edhe gjatë dimrit mbërrijnë çiklistë të cilët ushtrojnë këtë sport nëpër shpatet e malit me dëborë. Si sporte dimërore te ne ushtrohen edhe biatlon, vrapimi me ski etj. Ka snoubord dhe zbritje me goma të fryrë. Për fëmijët ofrojmë rrëshqitje me sajë të tërhequra nga një ekip qensh.”
Çepellare u shpall Qytet Evropian i Sportit për vitin 2022. Nga 22 deri më 27 janar 2022 qyteti ishte organizator i Kampionatit Evropian i Orientimittë Skiatorëve, i cili është pjesë e Kupës Botërore. Bashkë me këtë garë u mbajtën edhe kampionatet botërore për veteranë dhe të rinj deri në 23 vjeç.
Çfarë përjetime të tjera interesante ofron qyteti jashtë emocioneve dimërore në mesë të dëborës dhe lokaleve të përmbushura me miq?
“Kemi dy muze, të cilët janë unikë. Njeri i është kushtuar skive dhe ski sporteve dhe rikrijon historinë e krijimit të pushimores, të skive të para në qytet dhe si ndodhi gjithçka këtu, në Çepellare. Mund të shikohen modele të skive nga shekulli i kaluar deri në më të rejat, që prodhohen në fabrikën e qytetit, e cila është një nga më të mëdhatë në botë. Miqtë e qytetit frekuentojnë edhe Muzeun e Karstit të Roropeve ku mund të shihen kristale dhe minerale të ndryshme, eshtra kafshësh shpellore etj.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Pamporovo, Çepellare
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..