Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

900 ushtarë të NATO-së do të vendosen në Bullgari

Foto: EPA/BGNES

Grupe të reja luftarake të NATO-s do të vendosen në Bullgari, Rumani, Sllovaki dhe Hungari. Këtë e vendosën udhëheqësit e vendeve anëtare në samitin e jashtëzakonshëm të Aleancës. Në vendin tonë do të vendosen gjithsej 900 ushtarë aleate, 150 prej tyre nga Britania e Madhe dhe po zhvillohen bisedime për ushtarakë italianë. Gjatë takimit, liderët e NATO-s ranë dakord gjithashtu për të ndihmuar Ukrainën në rast të një sulmi kimik, biologjik ose bërthamor, si dhe një sulm kibernetik. Ata i bënë thirrje Kinës që të përmbahet nga ndërhyrja në konflikt në ndihmë të Rusisë.

Pritet një deklaratë e presidentit Rumen Radev, i cili përfaqësoi Bullgarinë në forum.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalin Stojanov

Policia dhe prokuroria po hetojnë sinjale për blerje votash

Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..

botuar më 24-05-15 9.39.PD

Parashikimi i motit për 15 majin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..

botuar më 24-05-14 7.40.MD

Deri në 6 muaj, kamerat esistemit të tarifave do të matin shpejtësinë e automjeteve

Po punohet për të siguruar që kamerat e sistemit të tarifave të matin shpejtësinë mesatare të mjeteve motorike. Kjo duhet të ndodhë më së voni brenda 6 muajve, tha ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Brenda disa muajsh pritet..

botuar më 24-05-14 6.21.MD