Këtë vit 2 maji është i veçantë për myslimanët në Bullgari. Sot fillon Ramazan Bajrami - një festë treditore në të cilën besimtarët myslimanë festojnë fundin e Ramazanit.
Numri i myslimanëve në vendin tonë pas regjistrimit në fund të vitit 2021 ende nuk është konfirmuar, por statistikat e vitit 2011 tregojnë se mbi 577 mijë persona, ose 10% e popullsisë së vendit, identifikohen si myslimanë.
Përmes Radio Bullgarisë Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Dr. Mustafa Haxhi përshëndeti myslimanët në Bulgari me rastin e festës së tyre Ramazan Bajram.
“Muaji i Ramazanit kaloi dhe ne u zhytëm në mbarësinë e këtij muaji, por ai është gjithmonë i shkurtër. Sot jemi në Bajram dhe të gjithë po festojnë, pavarësisht se çfarë adhurimi dhe lutjeje kanë bërë këtë muaj. Sot askush nuk pyet askënd se çfarë adhurimi dhe lutje ka bërë. Të gjithë përpiqen të bëjnë një të mirë tjetër duke vizituar njerëzit e tyre të dashur, të afërmit dhe veçanërisht prindërit e tyre.
Allahu i dhëntë lumturi dhe jetë të gjatë në këtë botë dhe në botën e përtejme. Gëzuar Bajramin!”
Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas me Kurban Bajramin. Ai i vë fund agjërimit 30 ditor të myslimanëve. Festimi fillon me lutjen Namaz Bajram, pas së cilës besimtarët ulen në një tavolinë të pasur. Përgatiten gjellët dhe ëmbëlsirat tipike për rajonet e ndryshme, por më shpesh kjo është bakllavaja.
Akoma hollësira për traditën në këtë ditë tregon publikimi “Myslimanët në Bullgari festojnë Ramazan Bajramin” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Shefkie Çakër
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva
Nga shtatori fëmijët nga komunitetet bullgare anembanë botës do të mund të mësojnë të shkruar krijues në një atelie të organizuar nga Web Çitalishte , njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/. Atelieja do të zhvillojë te fëmijët aftësitë e tyre..
Afro gjashtë muaj – po aq vazhdoi puna e Komisionit për Bullgarët jashtë Shtetit në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor. Përveç prioriteteve të caktuara nga Kryetarja e tij Antoaneta Coneva në fillim të këtij viti, komisioni arriti të..
Universiteti i Mjekësisë në Sofje dhe Universiteti Bujqësor në Plovdiv iu bashkuan konsorciumit nga nisma “Universitetet Evropiane”. Komisioni Evropian miratoi edhe 4 aleanca të tjera, dy prej të cilave përfshijnë institucionet bullgare të arsimit..
Pemët e reja pesëshekullore në territorin e parkut natyror “Stranxha” janë gati të shpallen të mbrojtura. Ata janë të vendosura në territorin e..
Si të zgjidhni profesionin më të mirë për veten tuaj? Çfarë duhet të kemi parasysh kur e zgjedhim zhvillimin e karrierës? A do të mjaftojë ajo që e..