Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 2006 leva (1025 euro)dhe u rritën me 9.6 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Shpenzimet mesatare totale për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 1821 leva (931 euro) dhe u rritën me 13.3 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.
Në strukturën e të ardhurave totale me kuotën më të madhe janë të ardhurat nga paga (56.9 për qind), të ndjekura nga të ardhurat nga pensionet (30.9 për qind) dhe nga vetëpunësimi (4.9 për qind).
Në strukturën e totalit të shpenzimeve kuotën më të madhe zënë shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike (29.5 për qind), shpenzimet për banim (18.8 për qind), taksat dhe sigurimet shoqërore (13.6 për qind) dhe transport e komunikacione (12.1 për qind).
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..