Bullgaria dhe Niderlanda do të punojnë për të krijuar një fond të përbashkët për investime në teknologjitë e reja në bujqësi, i cili mund të jetë funksional deri në shtator. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtypin Kryeministri Kirill Petkov pas takimit në Sofje me homologun e tij holandez Mark Rutte, cituar nga BTA.
Petkov konfirmoi gjithashtu se Bullgaria nuk do të vendosë embargo mbi naftën e Rusisë dhe shprehu besimin se KE do ta përfshijë vendin tonë në mesin e vendeve për të cilat do të bëhet përjashtim në paketën e re të sanksioneve. “Besoj se Bullgaria dha pjesën e saj në ndalimin e flukseve të parave ndaj Putinit duke mos rënë dakord me ndryshimet në pagesat e kërkuara nga “Gazprom””, tha Petkov, duke vënë në dukje se vendi ynë nuk mund të shkonte nga 90 për qind në 0 për qind varësi të furnizimeve të gazit rus dhe në të njëjtën kohë të mbyllte rafinerinë e vetme që punon me naftë nga Rusia. Rutte përgëzoi Bullgarinë dhe Poloninë për qëndrimin e tyre të vendosur ndaj kërkesave të Rusisë për pagesë në rubla, njoftoi BNT.
Temperaturat maksimale të enjten do të jenë prej 25 deri në 30°. Në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në perëndim do të mbajë mot me diell me vranësira të përkohshme. Moti nuk do të jetë i..
Parametrat e programit të projekt-kabinetit të Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” u bënë të qarta. Ai përmban mbi 40 projektligje që duhet të miratohen në 6 muajt e ardhshëm. “Në mënyrë reale, një pjesë e madhe e tyre duhet të miratohen..
Qytetarët u organizuan në rrjetet sociale dhe protestuan mbrëmjen e sotme në Sofje në vendin e një aksidenti të rëndë ku humbën jetën dy vajza të reja. Njerëzit kërkojnë masa kundër mosndëshkimit në rrugët e vendit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës..
Takimi në Lugano përfundoi me miratimin e një deklarate të mbi 40 vendeve donatore të gatshme për të financuar restaurimin e Ukrainës. Dokumenti..
Moska paralajmëroi se përgjigja e Rusisë ndaj dëbimit të 70 diplomatëve rusë nga Bullgaria mund të prekë të gjithë BE-në, raportoi AFP. Vendimi i..
Të mërkurën nga mëngjesi mbi Bullgarinë Perëndimore dhe pasdite mbi Bullgarinë Qendrore do të zhvillohen vranësira, do të ketë reshje të shkurtra..