Në 24 orët e fundit u zbuluan 457 raste të reja të koronavirusit nga 8130 testet e kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar Informativ. 5.6 për qind e mostrave janë pozitive. 61 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 170, në Bllagoevgrad - 28 dhe në Burgas - 23.
Në spitale trajtohen 572 pacientë, prej tyre 50 janë në terapi intensive. 77 për qind e të sapoardhurve 53veta nuk janë të vaksinuar. 6 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. Të gjithë ata nuk kishin vaksina kundër koronavirusit.
Rastet aktive janë 99213.
Të martën u dhanë 781 doza vaksina kundër koronavirusit. 2 058 090 persona kanë përfunduar imunizimin. 753 956 gjithashtu kanë një dozë përforcuese.
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...
Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..
Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë..
Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" -..