Rregullatorët bullgarë dhe grekë të energjisë certifikuan ndërlidhjen e gazit të kompanisë IGB. Shfrytëzimi komercial i interkonjektorit do të fillojë pas datës 1 korrik 2022.
Objekti ka një rëndësi strategjike dhe lejon lidhjen e sistemeve të transmetimit të gazit të Bullgarisë dhe Greqisë, duke diversifikuar furnizimet me gaz në Bullgari dhe Evropën Juglindore. Nëpërmjet interkonjektorit në gjysmën e dytë të vitit 2022, Bullgaria do të mund të marrë plotësisht 1 miliard metër kub gaz natyror nga Azerbajxhani. Kapaciteti i tubacionit është për transmetimin e 3 miliardë metra kub. Gazi i lëngshëm do të jetë gjithashtu i disponueshëm nga Shtetet e Bashkuara, Algjeria, Katari, Egjipti, Nigeria, Izraeli dhe Qiproja.
Dokumentet duhet të miratohen nga Komisioni Evropian për përputhshmëri me standardet evropiane përpara se certifikatat të hyjnë në fuqi.
Qeveria miratoi dekretin për organizimin dhe koordinimin e negociatave të Bullgarisë për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik - OECD. Anëtarësimi në OECD është përpjekja më serioze integruese e vendit pas anëtarësimit..
Qeveria duhet të negociojë me Gazprom për të minimizuar sanksionet në rast të një procedure arbitrazhi të mundshëm kundër Bullgarisë. Kështu mendon eksperti energjetik dhe kryetar i Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave, Ivan Hinovski. Në një..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare, shkalla dyjavore e incidencës së Covid është në rënie. E gjithë harta е treguesve të pandemisë është kthyer në zonën e gjelbër. Incidenca dy-javore ra nën 300 pacientë..
Qeveria teknike propozon që paga minimale nga viti 2023 të rritet nga 710 leva (363 euro) në 770 leva (393 euro). Këtë e tha Zëvendëskryeministri..
Të enjten në Bullgarinë Veriore reshjet e natës do të ndalen dhe vranësirat do të çahen. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore pas mesditës do të..
I gjithë shteti është aktualisht i mobilizuar për të përfunduar lidhjen e gazit me Greqinë. Këtë e njoftoi Zëvendëskryeministri dhe Ministër i..