Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në të kaluarën Radio Bullgaria kishte një auditor besnik në Kontinentin e Zi

Foto: arkiv

Duke parë thesarin e pasur historik të Radios Kombëtare Bullgare, gjejmë fakte interesante dhe kureshtare në lidhje me programin shumë gjuhësor Radio Bullgaria. Ndonëse e ndërpreu transmetimet në valë të shkurtra dhe të mesme në vitin 2012, deri atëherë programet në gjuhë të ndryshme evropiane, të përgatitura çdo ditë nga kolegët, arrinin pothuajse kudo në botë.

Në rreshtat e mëposhtëm do t'ju tregojmë për redaksinë "Afrikë" të  Programeve për jashtë vendit të Radio Bullgarisë. Duke filluar transmetimin në vitin 1961, redaksia ka përgatitur programe të përditshme 20-minutëshe në frëngjisht dhe anglisht.

Në një botim të ruajtur në  Redaksinë për Referencat e Radios Kombëtare Bullgare, lexojmë se në vitet 1970, redaksia afrikane transmetonte një program origjinal njëorësh çdo ditë me një përsëritje prej 30 minuta në anglisht dhe një përsëritje 25 minuta në frëngjisht. Në transmetimet e tyre, kolegët e kësaj redaksie janë mbështetur në intervista dhe biseda të drejtpërdrejta dhe pothuajse të gjitha materialet janë paraqitur në formë dialogu dhe bashkëbisedime, në të cilat kanë marrë pjesë edhe redaktorët, korrespondentët dhe bashkëpunëtorët në redaksinë në gjuhën përkatëse. Ndër programet që gëzonin interesimin më të madh të dëgjuesve ishin ato kushtuar çështjeve rinore, si dhe minutat në të cilat prezantuesit iu përgjigjën pyetjeve të dëgjuesve. Në mënyrë të ngjashme është mbajtur edhe rubrika “Temën e caktoni ju”, e cila ka pritur shkencëtarë dhe specialistë të fushave të ndryshme, të cilët iu përgjigjën edhe pyetjeve të dëgjuesve. Një pjesë të veçantë të programit, të përgatitur nga redaksia afrikane, i është kushtuar Klubeve të Miqve të Bullgarisë, të krijuara në Kontinentin e Zi. Anëtarët e tyre kanë qenë  jashtëzakonisht aktiv dhe kanë organizuar paraqitje të ndryshme, mes të cilave lexime letrare, mbrëmje kushtuar traditave bullgare, jetesës, kulturës dhe kulinarisë. Dhe kjo ka qenë kështu jo vetëm aty. “Transmetimet e Radio Bullgarisë dëgjoheshin rregullisht, incizoheshin në kaseta dhe dërgoheshin bashkë me letrat e dëgjuesve deri tek ne në Sofje. Zhvillonim një korrespondencë jashtëzakonisht intensive me dëgjuesit nga e gjithë bota. Merrnim nga minimum 100 letra për ditë”- kujtohet Sillvija Nikollova, e cila e ka filluar karrierën e saj në Redaksinë Arabe, por më vonë është kthyer në zemër të Redaksisë Bullgare të Radio Bullgarisë pas vitit 1989.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistja e gjuhës spanjolle Marija Paçkova: Përkthyesi jeton disa jetë

Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është edhe studiuesja e gjuhës spanjolle Marija Paçkova, e cila prej dekadash ka qenë pjesë e ekipit të..

botuar më 25-02-16 9.30.PD

Bullgaria sot – 14 shkurt 2025

Përshëndetje, të nderuar miq! Në programin tonë të sotëm do t’ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në fillim do t’ju tregojmë për pasurinë e shpendëve në Bullgari. Pas kësaj do t’ju zhytim në botën e librave për fëmijë të..

botuar më 25-02-14 3.00.MD

Bullgaria sot – 13 shkurt 2025

Të nderuar miq, në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Në materialin e parë do t’ju flasim për Milena Selimin, e cila përktheu romanin “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov dhe fitoi çmimin..

botuar më 25-02-13 3.00.MD