Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Publiku i BNR zgjodhi Nadezhda Vllaeva “Muzikanten e Vitit”

Nadezhda Vllaeva
Foto: Ani Petrova

Pianistja Nadezhda Vllaeva u shpall “Muzikantja e Vitit 2021” në sondazhin e programit të BNR “Allegro Vivace”. Më shumë se 3000 njerëz votuan në edicionin e 31-të të anketimit

Nadezhda Vllaeva punon jashtë vendit, ku prezanton vepra bullgare. Në vitin 2021 në Londër, ajo regjistroi një CD me miniaturë të kompozitorit bullgar Panço Vladigerov.

“Jam e lumtur me këtë njohje në vendin tim. Jam mirënjohëse që kontribuova që muzika e Panço Vladigerov të dëgjohet më shumë jashtë vendit. Besoj se një nga misionet e artistit është të sjellë dritë dhe dashuri në zemrat e publikut të tij. Le të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku”, tha Vllaeva duke marrë çmimin.

Perkusionisti 14-vjeçar Aleksandër Viçev, i diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Valleve “Dobrin Petkov” në Plovdiv, u shpall Muzikanti i Ri i Vitit.

Ansambli vokal “Fortsimo” nga Burgasi, i drejtuar nga Milena Dobreva, fitoi për herë të dytë çmimin “Ansambli i Vitit”, duke krijuar një precedent në historinë e sondazhit.

Pianisti i madh bullgar Ljudmill Angellov u nderua në kategorinë “Jubile” për përvjetorin e tij të 60-të.

Më shumë nga rubrika

Radio-premiera e "Iglika" – albumi i ri i Vladimir Karparov

Albumi "Iglika" ka mbledhur nëntë kompozime origjinale të saksofonistit të njohur bullgar. Çdo një prej tyre është si një pjesë e një mozaiku shumëngjyrësh dhe tregon përvojat personale dhe ngjarjet në jetën e tij në vitet e fundit. Muzika, një..

botuar më 22-12-02 7.15.PD

"Zjarri i qetë" i bashkoi Milica Bozhinovën dhe Orlin Goranovin

Interpretuesit me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Milica Bozhinova (nga grupi vokal “Tonika SV”) dhe Orlin Goranov bashkohen për herë të parë në një duet. Kënga quhet "Zjarri i qetë" dhe është kompozuar enkas për ta nga Momçill Kolev,..

botuar më 22-11-29 2.55.MD

“Kate, moj Kate, Katerino”... këndojnë fëmijët e grupit folklorik nga Satovça

Më 24 nëntor Kisha Ortodokse nderon Dëshmoren e Madhe Ekaterina, e cila jetoi në fund të shekullit të III-të dhe në fillim të shekullit të IV-të. Ekaterina ishte e bija e guvernatorit të Aleksandrisë (Egjipt) në kohën e perandorit Maksimian. Nëna e..

botuar më 22-11-24 9.27.PD