Bullgaria po zbaton plotësisht rekomandimet për parandalimin e korrupsionit midis deputetëve dhe prokurorëve, theksohet në raportin e Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit - GRECO pranë Këshillit të Evropës. Vendi zbaton plotësisht 67 për qind dhe pjesërisht 1/3 e rekomandimeve për gjyqtarët, dhe zbaton plotësisht 84 për qind të rekomandimeve dhe 16 për qind - pjesërisht.
Kjo është ndër treguesit më të lart. Vetëm Finlanda dhe Norvegjia respektojnë plotësisht këshillat e Grupit. Britania e Madhe, Shqipëria dhe Lituania kanë një përqindje më të lartë se ajo bullgare. Raporti mbulon 23 vende. Mesatarisht në vendet zbatohen 45 për qind e rekomandimeve plotësisht, 37 për qind - pjesërisht, dhe 18 për qind nuk realizohen.
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..