Qeveria e Kirill Petkov nuk arriti t’i mbijetojë një votimi mosbesimi në parlament. 123 deputetë votuan kundër kabinetit, 116 ishin pro dhe asnjë nuk abstenoi. Kështu opozita e porsaformuar në parlament nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” realizoi votën e parë të suksesshme të mosbesimit në historinë tonë të re. Mocioni i mosbesimit u paraqit në parlament nga GERB-SDS.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve Kirill Petkov tha, se gjatë gjashtë muajve në pushtet deshi të luftonte modelin e korrupsionit dhe të mbronte interesat bullgare dhe jo ato të huaja.
“Herët a vonë prisja që do të kishte një përplasje me mafian dhe kjo ndodhi gjatë procedurës buxhetore”, komentoi Zëvendëskryeministri Asen Vasilev. Ish-ministri parashikoi zgjedhje të reja në shtator.
"Një gjë thonë në Bruksel, një tjetër në Bullgari dhe një të tretë kur takohen me fqinjët tanë – Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Lideri i DPS Mustafa Karadajë. Për këtë, sipas tij, partia paraqiti në parlament një propozim për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Deputetët nuk janë prostituta për t’i blerë, siç bëri Kirill Petkov”, tha pas votimit Kryetari i Grupit Parlamentar të “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov.
“Ky parlament i solli vetëm turp demokracisë bullgare. Sa më shpejt të dërgohet në histori, aq më mirë për Bullgarinë”, tha kreu i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov.
“Mazhoranca e re arriti të rrëzojë një qeveri që e çonte Bullgarinë në kohë më të mira”, tha Georgi Svilenski nga BSP.
“Në këtë votim nuk duhet lexuar asnjë veprim i ardhshëm”, komentoi Zëvendës Kryetari i GERB-it, Daniell Mitov. Lidhur me deklaratën e Kirill Petkov se rënia e kabinetit erdhi si pasojë e ndërhyrjes së ambasadorit rus, ai tha se “Kirill Petkov po kërkon alibi, dhe tashmë nisi fushatën”.
Votimi u zhvillua në sfondin e disa protestave të njëkohshme rreth Kuvendit Popullor. Edhe në atë moment ndërtesa është e rrethua fjalë për fjalë nga mbështetësit dhe kundërshtarët e kabinetit të Kirill Petkov. Përballë parlamentit janë simpatizantët e partisë në pushtet, në anën e kundërt përkrahësit e partisë “Vëzrazhdane” dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Ka një prani të shtuar të policisë për të shmangur përplasjet mes protestuesve në zonë.
Sipas Kushtetutës, vijon një procedurë në të cilën presidenti ka të drejtën e tri përpjekjeve për të zgjedhur një qeveri të rregullt në kuadrin e parlamentit aktual. Mandati i parë dhe i dytë i kalojnë përkatësisht forcave të para dhe të dyta politike. I kujt t’i japë mandatin e tretë vendos presidenti.
Megjithatë, nuk është e caktuar një afat konkret se kur të dorëzojë mandatin e parë. Nëse të tri përpjekjet dështojnë, presidenti duhet të shpërndajë Kuvendin Popullor, të emërojë një kabinet të përkohshëm dhe të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme.
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian...
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..