Dorëheqja e qeverisë u depozitua në parlament pas votimit të mosbesimit ndaj kabinetit të Kirill Petkov.
Presidenti Rumen Radev shpalli konsultime me grupet parlamentare për dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë së re. Më 27 qershor, kreu i shtetit do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”, koalicionit GERB-SDS, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partisë BSP.
Mëngjesin e 28 qershorit konsultimet do të vazhdojnë me partinë “Ka një popull të tillë”, koalicionin “Bullgaria Demokratike” dhe partinë “Vëzrazhdane”.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” thanë se do të përpiqen të formojnë një qeveri të re brenda parlamentit aktual.
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..