Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Tangra” prezanton një version të ri të këngës “Dashuria pa të cilën nuk mund të jetojmë”

Foto: Facebook / @Tangra

I formuar në vitet 70-të të shekullit të kaluar, grupi rrok “Tangra” kaloi nëpër faza dhe stile të ndryshme krijuese dhe për një periudhë të caktuar në përbërjen e tij përfshiheshin jo pak interpretues të njohur. Në vitin 2020, muzikantët njoftuan se po përgatisnin një album të ri.

Një vit më vonë, Konstantin Markov (themeluesi i grupit) u largua nga kjo botë. Pavarësisht humbjes së rëndë, “Tangra” vazhdon aktivitetin e saj.

Nga poeti Aleksandër Petrov mësuam se pak ditë më parë u realizua versioni i ri i këngës së preferuar të brezave bullgarësh “Dashuria pa të cilën nuk mund të jetojmë”. Aleksandër është autor i tekstit, muzika është e Boris Karadimçevit, aranzhimi është i Dani Gançev (tastierë), Borisllav Mudollov (Bobi Kosatkata, vokal), Ivo Çallëkov (kitarë). Në regjistrim marrin pjesë edhe Stefan Popov (bateri), Valeri Grigorov (bas kitarë).

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / @Tangra

Më shumë nga rubrika

"Nëse nesër nuk ka sot"

Dy nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop bullgare - Miro dhe Maria Ilieva - regjistruan këngën e tyre të parë së bashku, të titulluar "Nëse nesër nuk ka sot". Të dy thonë se krijimi i saj ka ndodhur krejt natyrshëm dhe në vetëm pak ditë. Dëshira e..

botuar më 23-11-29 8.40.PD

DW tregon në fokus bullgaren Vivi Vasileva

Njihuni me yllin e perkusioneve - Vivi Vasileva. Kështu nis video-historia e shkurtër e Deutsche Welle-s për bullgaren 29-vjeçare, e cila në fillim të vitit u bë perkusionistja e parë me çmimin prestigjioz me emrin e kompozitorit dhe dirigjentit..

botuar më 23-11-25 10.15.PD

"Konkurrent" mbledh hitet rock dhe këngët e reja në albumin e tyre të dhjetë "Në rrugën e vështirë"

Është gati albumi i dhjetë jubilar i rock-grupit "Konkurrent", i titulluar "Në rrugën e vështirë". Disku përmban 11 versione të incizuara në studio dhe 3 performanca "live" bonus të këngëve ikonike të grupit: "Jepmë kohë", "Mama" dhe "Ëndrra e..

botuar më 23-11-24 8.45.PD