Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një hap i vogël por domethënës përpara shënojnë marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në kulmin e verës

Foto: BGNES

Pa takime të veçanta të përfaqësuesve të Komisionit të Përbashkët Historik midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pa një diskutim të rinovuar, befas u bë e qartë se pothuajse është arritur një marrëveshje për temën "e sëmurë" të përkatësisë kombëtare të figurave të rëndësishme nga historia bullgare. Burimet historike flasin qartë për përkatësinë e Shën Klementit, Shën Naumit dhe mbretit Samuil ndaj shtetit dhe shkrimit bullgar, e megjithatë në Maqedoninë e Veriut, disa historianë e shfrytëzojnë këtë çështje, duke e kthyer atë në një mollë sherri.

Ekziston një zgjidhje zyrtare e mosmarrëveshjes. Ky është Protokolli i vitit 2019 në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë, kur pala maqedonase pranon festimet e përbashkëta të figurave historike me Bullgarinë. “Protokolli është nënshkruar atëherë nga të dyja palët dhe me sa duket tani për ndonjë arsye është duke u ringjallur” – thotë Profesoresha Ana Koçeva nga Instituti i Gjuhës Bullgare në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe shton:

Tre vjet më parë, historianët nga të dyja vendet arritën një marrëveshje për një festë të përbashkët të këtyre personaliteteve dhe një marrëveshje për gjënë më të rëndësishme - ndryshimin dhe korrigjimin e teksteve të historisë /në Maqedoninë e Veriut bëhet fjalë për tekstet e librave mësimorë për klasën e VI, në vendin tonë rekomandimet janë për ndryshime në tekstet e manualeve për klasën e V/.

Pas kësaj, ndodhi kështu që Maqedonia e Veriut disi u tërhoq nga këto vendime. Në fakt ajo bëri një hap prapa. Me kolegët në Komision ecim gjithmonë si në valle, bëjmë një hap përpara, por pastaj - dy hapa mbrapa. Meqenëse në këtë drejtim nuk u shënua ndonjë përparim dhe pa fajin e Bullgarisë, tani kolegët e Republikës së Maqedonisë së Veriut po përpiqen të japin shenja se puna është përshpejtuar. Duke gjykuar mënyrën se si po përparojmë në marrëdhëniet tona, në dialogun tonë të dyanshëm, pas kësaj duhet të vijë hapi prapa. Prandaj, unë jam optimiste e matur për rezultatin përfundimtar.”

Prof. Ana Koçeva

Si historiane, Prof. Ana Koçeva mundet vetëm të hamendësojë se çfarë i ka shtyrë kolegët e saj maqedonas të bëjnë një hap përpara në lidhje me Protokollin e vitit 2019 të nënshkruar me Bullgarinë.

Por duke pasur parasysh dëshirën e vendit për anëtarësim në BE, gjërat tani janë bërë më aktive dhe Maqedonia e Veriut është e gatshme të përmbushë përshkrimet e kushteve të të ashtuquajturit "Propozim francez", i cili vendos kushtin që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të respektohen, përfshirë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017.

“Me sa duket, pas heqjes së vetos së vendit tonë për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, tani mund të supozojmë presione nga institucionet evropiane jo më ndaj Bullgarisë, por ndaj fqinjëve tanë nga Maqedonia e Veriut”, thotë Prof. Koçeva. Megjithatë, ajo shton se kur bëhet fjalë për rishikimet e librave të historisë, nuk duhet të ketë trajtime të njëanshme.

“Edhe tekstet tona të historisënë librat mësimorë kanë nevojë për korrigjime të rëndësishme, veçanërisht në vitet 1944-1950 – kur në Maqedoninë e sotme të Pirinit u kryen cenime jashtëzakonisht të mëdha me iniciativën e Partisë Komuniste Bullgare të atëhershme dhe kundër popullsisë së Maqedonisë së Pirinit ishte ushtruar dhunë fizike dy herë brenda 3-4 viteve. Herën e parë ajo duhej shndërruar me forcë në maqedonase dhe herën e dytë duhej të bëhej sërish popullsi bullgare. Kjo ndodhi në frymën e politikës mbarëballkanike të diktuar nga Beogradi dhe Moska. Dhe këto faqe të së shkuarës sonë jo vetëm që duhen lexuar me kujdes nëpër dokumente, por duhet këmbëngulur që trashëgimtarët e kësaj partie komuniste të kërkojnë falje, pasi ajo ka lejuar që bashkëkombësit e saj të përjetojnë kaq shumë fatkeqësi.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD