Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy të tretat e bullgarëve duan një qeveri të rregullt

Foto: pixabay

Problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë për momentin janë rritja e çmimeve - 40 për qind dhe kriza energjetike - 19 për qind. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi sociologjik të Agjencisë “Trend”, të realizuar në periudhën 15-22 gusht, me porosi të gazetës “24 Çasa” mes 1007 qytetarëve të rritur. Si probleme të tjera tregohen varfëria 11 për qind dhe pagat e ulëta 9 për qind. Korrupsioni renditet me përqindje identike - 9 pikë. Sipas sondazhit, 61 për qind e të gjithë të anketuarve duan një qeveri të rregullt me ​​çdo kusht pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vetëm 19 për qind janë ata për të cilët nëse kompromiset për një qeveri të rregullt janë shumë të mëdha, është më mirë të bëhen zgjedhje të tjera.

Sa i përket përkrahjes për forcat politike në zgjedhjet e ardhshme, të dhënat e sondazhit tregojnë se ka një rënie të lehtë të mbështetjes për “Po e vazhdojmë ndryshimin” 19.6 për qind. Për këtë arsye epërsia e GERB-it rritet me afro 5 për qind në 24.4 për qind. Pozicioni i tretë kontestohet mes Lëvizjes Për të Drejtat dhe liritë (DPS) 10.6 për qind dhe Partisë “Vëzrazhdane” 10.3 për qind. Për renditjen përfundimtare ndoshta do të jenë vendimtare votat nga jashtë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD