Vota nga jashtë po vazhdon të jetë protestuese dhe mesazhi i saj ende mbetet "Ndryshoni Bullgarinë" - vuri në dukje sociologu Përvan Simeonov nga agjencia Gallup International në komentin e tij për zgjedhjet jashtë vendit. Megjithatë, ndryshe nga dikur, tani skenës politike i mungon një projekt i ri i madh për të magjepsur votuesit, siç ndodhi me partinë e showmanit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” (ITN), por shpresa për diçka të re dhe ndryshe nuk është zbehur plotësisht në shpirtrat e votuesve jashtë vendit dhe kjo nuk është për t'u habitur:
“Për të zgjedhur jetën jashtë vendit, njerëzit kanë parë më shumë mundësi për veten dhe familjet e tyre atje sesa në vendin e tyre. Fakti që rezultatet e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, të cilat mbeten ende të reja për jo pak votues jashtë dhe brenda vendit, nuk janë të këqija, është një tjetër dëshmi në këtë drejtim”.
Simeonov ndjen një dozë optimizmi edhe në mundësinë e rikthimit gradual të modelit bipolar në politikën vendase, për shkak të ndërrimit të brezave.
“Kemi mundësinë të arrijmë një hartë politike relativisht gjithëpërfshirëse të vendit, në të cilën GERB qëndron në njërën anë si parti e qendrës së djathtë dhe nga ana tjetër - “Po e vazhdojmë ndryshimin” si parti e qendrës së majtë. "Bullgaria Demokratike" dhe BSP mund të mbeten në krahë. Ky është ndoshta një skenar optimist për vendin, por përtej tij nuk shoh ndonjë tjetër këtu dhe tani konkretisht”, parashikoi Përvan Simeonov dhe shtoi:
“Ndryshe nga tani, kur jemi në rrugë pa krye, në rastet e mëparshme në Bullgari kishte një qëndrim të qartë të shoqërisë për ndryshimin e modelit. Megjithatë, këtë herë agjenda nuk është “ndryshimi kundër status quo-së”, por lufta, çmimet e larta etj., ndaj nuk është e qartë se çfarë lloj qeverie ka kërkuar votuesi. Nga ana tjetër, po shohim se politikanët nuk duket se digjen nga dëshira për të qeverisur, gjë që çon në një tërheqje të dyfishtë – populli nuk do që të votojë dhe politikanët nuk duan të qeverisin”.
Përpara Radio Bullgarisë, Përvan Simeonov komentoi ndryshimet që kanë të bëjnë me të dhënat e publikuara për regjistrimin e popullsisë të kryer nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2021. Sipas tyre, në vendin tonë jetojnë pak më shumë se 6.5 milionë banorë dhe në disa rajone të Bullgarisë vërehet një shpopullim serioz.
Problemi më i madh nuk lidhet aq shumë me listat zgjedhore, ku ka mjaft bullgarë që jetojnë jashtë, por me disbalancat në peshën e votave për përfaqësuesit e popullit në rajonet e veçanta zgjedhore në vend - theksoi sociologu:
“Doli se, sipas regjistrimit të ri, Sofja peshon shumë më tepër, që do të thotë se mandateve ekzistuese duhet t'u shtohet edhe më shumë. Një gjë e tillë, megjithatë, krijon një problem, i cili konsiston në faktin se në kryeqytet votimi është krejt i ndryshëm nga ai në vend. Një brez properëndimor dhe më i ri dhe liberal që voton ndryshe po krijon agjendën e vet këtu. Dhe nëse Sofja merr më shumë peshë, kjo do të çojë në një peshë më të madhe të votave të tyre në hartën elektorale të Bullgarisë. Mirëpo, kjo hartë duhet të pasqyrojë realitetet në mënyrë që një votë të ketë peshë të barabartë kudo”.
Megjithatë, nuk është realiste të pritet që Parlamenti i ri të jetë në gjendje të merret me rihartimin e hartës zgjedhore në vend.
“Përçarjet e mëdha që ndodhën mes palëve i pengojnë ato të arrijnë çdo lloj konsensusi. Si të riformohet harta elektorale, në mënyrë që secili të fillojë të kërkojë interesin e vet? - pyet në mënyrë retorike Përvan Simeonov. - Kam ndjesinë se me uljen e aktivitetit elektoral dhe me “venitjen” e politikës në Bullgari, shanset për një gjë të tillë po pakësohen gjithnjë e më shumë”-përfundoi sociologu.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..