Gjykata e Apelit në Plovdiv urdhëroi ekstradimin e 23-vjeçarit Ivan Tilev nga Pazarxhiku, i akuzuar nga Prokuroria Gjermane për mashtrim financiar me vlerë prej 800 mijë euro. Të afërmit dhe miqtë e të riut organizuan një protestë para godinës së gjykatës.
Në gusht të këtij viti, Tilev ka shkuar për të rinovuar pasaportën e tij, por nga sektori “Dokumentet bullgare të identitetit” të policisë e kanë njoftuar se është lëshuar një urdhër evropiane për arrestimin e tij dhe e kanë vënë në pranga. Më pas Tilev zbuloi se është akuzuar nga prokuroria gjermane për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrim financiar me vlerë prej 14 milionë eurosh. Objekti i hetimit është kompania “Team Group” me menaxherë një izraelit dhe një serbe. Tilev ka punuar në call qendrën e kompanisë që nga viti 2019 dhe ka ofruar konsultime financiare përmes telefonit me klientët që investojnë para në letra me vlerë dhe kriptovaluta, pasi ka aplikuar për punë sipas një shpalljeje të zakonshme për punë për persona që zotërojnë gjermanisht dhe bullgarisht, raportoi BNR Plovdiv.Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të paligjshëm, njoftoi presidenti Rumen Radev pas samitit në Bruksel. Bullgaria merr pjesë dhe..
Aktorja e madhe Geraldine Chaplin ndodhet në Sofje si një nga të ftuarit special të “Sofia Film Fest” , transmetoi BNT. Në eventin ndërkombëtar kinematografik ajo do të prezantojë filmin e saj më të ri “Luka” , në të cilin luan rolin e një..
Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në..
Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të..