Përderisa Serbia e kërcënon hapur Kosovën me luftë, kërcënon haptazi vendet e tjera të rajonit – Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi – nuk ka mundësi që një iniciativë të udhëhiqet nga një vend si Serbia.Kështu u përgjigj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Sofje e pyetur nëse projekti “Ballkani i Hapur” është një përpjekje e Beogradit për të rikthyer dominimin serb në rajon në dëm të Evropës.
Sipas Osmanit, gjërat mund të ishin ndryshe nëse Serbia do ta kishte njohur Kosovën. “Sikur Serbia t’i kishte njohur vlerat e Bashkimit Evropian – lirinë, demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, por realiteti është larg kësaj”, tha presidentja e Kosovës.
Presidenti Rumen Radev mori urime me rastin e festimit të 145 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga krerët e shteteve dhe liderët nga mbarë bota. Mes tyre është edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj