Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radostin Vasilev u akuzua për tentativë detyrimi

Radostin Vasilev
Foto: Ani Petrova, BNR

Prokuroria ngriti akuzë kundër deputetit Radostin Vasilev, me akuzën se ka tentuar ta detyrojë ish-deputeten Hristinka Ivanova të largohet nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe nga Kuvendi. Informacioni për kërcënimet gjatë vitit 2022 vjen nga incizime të bëra nga kryetari i atëhershëm i ITN Toshko Jordanov. Nëse shpallet fajtor, Vasilev mund të dënohet deri në 6 vjet burg. Deputeti e quajti akuzën “të rreme”.

Emri i Radostin Vasilev u bë i njohur pas një regjistrimi që ai bëri në një mbledhje online të Këshillit Kombëtar të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Pas shpërndarjes së tij, deputeti u largua nga grupi parlamentar i PP-së dhe u shpall i pavarur.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 6 milion ton korrje gruri presim në 2024

Në arat e fshatit Zllatitrap, rajoni i qytetit Plovdiv, filloi fushata e korrjes në kuadër të iniciativës “Buka e Paqes”, e cila bashkon 12 shtete nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Në ceremoni, ministri i bujqësisë Georgi Tahov tha se për vitin 2024..

botuar më 24-06-11 3.50.MD
Presidenti Rumen Radev

B9 nuk do të ketë një qëndrim të përbashkët për luftën në Ukrainë

Krerët e shteteve të 9 vendeve të NATO-s nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg po diskutojnë në Riga mbrojtjen e krahut lindor dhe situatën në Ukrainë përpara samitit të NATO-s në Uashington në korrik...

botuar më 24-06-11 3.27.MD
Kornelija Ninova

Udhëheqësja e BSP-së, Kornelija Ninova, jep dorëheqjen

Në një konferencë pas daljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve “2 në 1”, kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova njoftoi se jep dorëheqjen. Arsyeja është se si në zgjedhjet kombëtare ashtu edhe në ato të Parlamentit Evropian, socialistët e..

botuar më 24-06-11 2.46.MD