Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Priten masa urgjente nga qeveria e re për të shpëtuar bujqësinë

Foto: BGNES

Para disa ditësh filloi punë qeveria e re e rregullt dhe kjo është një shkas që të gjithë sektorët e ekonomisë bullgare “të marrin frymë”. Arsyeja është se të drejtat e kufizuara të çdo qeverie të përkohshme pengojnë në masë të madhe ndryshimet legjislative. Dhe ndryshimet janë jashtëzakonisht të rëndësishme, veçanërisht për sektorët në zhvillim, si bujqësia bullgare. Dhe kështu, ndër më të prekurit nga stanjacioni i gjatë politik në vend ishin mbarështuesit e kafshëve, prodhuesit e frutave dhe perimeve të stinës, si dhe një nga degët më të mëdha - prodhimi i grurit, lulediellit dhe drithërave të tjera. Problemi më serioz, i cili mund të shkaktojë zhdukjen e sektorëve të tërë të bujqësisë, që janë tradicionalë për Bullgarinë, është importi i parregulluar i produkteve të lira nga jashtë.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Mishit dhe Qumështit, Tanço Kolev, i kërkoi Ministrisë së re të Bujqësisë të fillojë të punojë për sigurinë kombëtare të Bullgarisë, sepse ushqimi i popullatës është çështje e sigurisë kombëtare. Ai kritikoi politikën e nxitjes së konsumit të zëvendësuesve, në vend të produkteve reale, gjë që do të çonte në "shkatërrimin e plotë të blegtorisë në Bullgari".

“Pas përfundimit të periudhës së menaxhimit të vendit nga qeveritë teknike, çështja e parë dhe më e rëndësishme është zgjidhja e problemit në sektorin e qumështit”, thotë Mihaill Mihajllov nga Bashkimi i Blegtorëve në vendin tonë në një intervistë për programin “Horizont” të BNR-së.

Një sinjal u dërgua gjithashtu në BNR nga kompanitë e vetme të vendit që prodhojnë delikatesën e viçit – Suxhuku i Gorna Orjahovicës.

Ky është produkti i parë ushqimor bullgar i mbrojtur nga BE. Ai prodhohet vetëm nga viçi i cilësisë së lartë dhe në Bullgari pothuajse nuk ka lëndë të parë të tillë, paralajmërojnë ata. Mishi i importuar nga Rumania është i një cilësie shumë të mirë, por me çmime të fryra, gjë që ndikon në koston e produktit.

Rumjana Dobreva është përfaqësuese e një prej kompanive të përpunimit të mishit në Gorna Orjahovica dhe ndan se problemi nuk është nga dje:

“Racat e mishit janë mjaft të shtrenjta dhe duke qenë se ato tashmë janë zhdukur nga Bullgaria për shkak të rregulloreve të rrepta për thertoret pas hyrjes së vendit tonë në BE, prandaj ka mungesë të mishit të viçit në treg. Më pas shumë nga thertoret u mbyllën dhe, edhe nëse blegtorët të rrisnin kafshë, nuk kishin se ku t'i thernin. Kjo shkaktoi rënien e prodhimit. Ka programe evropiane, por së pari duhet të stabilizohet situata lidhur me menaxhimin e vendit, që të ndahen mjete edhe për rimëkëmbjen e blegtorisë”.

Pikërisht nga industria e përpunimit të mishit vjen ministri i ri i bujqësisë Kirill Vëtev. Me marrjen e detyrës, ai theksoi se i ka vënë vetes synimin që "më shumë ushqime cilësore dhe bullgare, të prodhuara nga lëndët e para bullgare, të arrijë në tryezën e bullgarëve". Detyra tjetër prioritare do të jetë konsolidimi i zinxhirit agro-ushqimor “nga fusha deri në tavolinë”, prandaj departamenti i drejtuar nga Kirill Vëtev tashmë do të quhet Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Për fermerët Kirill Vëtev është një person i njohur, por tjetër gjë është kur njeriu qëndron në anën e prodhuesve, tjetër gjë është kur hyn në rolin e ministrit dhe në kabinetin politik - thotë Ilija Prodanov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Fermerëve dhe Prodhuesve për Radio Bullgarinë:

“Le të shohim se çfarë politike do të ndjekin dhe çfarë vendimesh do të marrin. Natyrisht, gjëja e parë që bëjmënë Shoqëri pasi emërohet menaxhmenti i ri në ministri është të kërkojmë një takim dhe duam të dimë se çfarë politikash do të ndjekin, si do të punojnë me ne, si do të jetë komunikimi ynë etj. Ne nuk ndihemi të kënaqur me masën /zgjatjen për 3 muaj të ndalimit të importit të grurit nga Ukraina - shënim redaktimi / sepse ajo mbulon vetëm 4 kultura dhe derivatet e tyre.

Në praktikë, kjo e bën efektivitetin e saj të pamjaftueshëm. Tashmë e kemi thënë disa herë se vaji i parafinuar duhet të përfshihet në listën e ndalimeve në mënyrë që masa të ketë një efekt më të mirë në tregun në Bullgari. E njëjta gjë vlen edhe për qumështin e thatë dhe mjaltin. Kolegët - mbarështuesit e kafshëve dhe bletarët, janë gjithashtu shumë të varur nga importi i sasive të mëdha. E njëjta gjë vlen edhe për frutat dhe perimet. Ne duam që në treg të ketë domate bullgare, por importojmëtë tilla me origjinë të paverifikuar dhe kjo e zvogëlon prodhimin vendas, pastaj çuditemi se ku është zhdukur domatja e shijshme bullgare. Kështu, prodhuesit bullgarë gradualisht do të heqin dorë nga prodhimi i këtyre kulturave nëse nuk kanë përfitime në punën e tyre”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD