Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesmeni Vasill Bozhkov është në arrest shtëpie me një byzylyk elektronik

Vasill Bozhkov
Foto: BGNES

Gjykata e Apelit e Sofjes dërgoi biznesmenin Vasill Bozhkov në arrest shtëpie. Zbatimi i masës do të monitorohet me byzylyk elektronik.

Bosi i lojërave të fatit me 19 akuza të ngritura kundër tij u kthye më 25 gusht në Bullgari pas një qëndrimi tre vjeçar në Dubai dhe u ndalua në aeroport. Pas arrestimit, Bozhkovi u mor në pyetje nga Prokuroria si dëshmitar në hetimin, i cili filloi  në lidhje me pretendimet e tij se ishte shantazhuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov, ish-ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe këshilltarja për media e liderit të GERB-it Borisov - Sevdalina Arnaudova, për 60 milionë leva.

Ndërkohë, u bë e ditur se Bozhkovit dhe familjes së tij i është siguruar mbrojtje personale me vendim të prokurorit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kazanllëk është i mbushur me të ftuar për Festën e Trëndafilit

Ka interesim të madh për edicionin e 121-të të Festës së Trëndafilit në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), tha për BTA nënkryetarja e bashkisë Srebra Kaseva. Agjencitë turistike kanë deklaruar vizita të grupeve nga e gjithë bota...

botuar më 24-05-30 11.51.PD

Bullgaria dërgon fregata dhe minapastrues për çminim në Detin e Zi

Qeveria ka autorizuar dërgimin dhe përdorimin jashtë zonës ujore prej 12 kilometrash të vendit deri në 4 anije luftarake të klasës së fregatave, me ekuipazh deri në 153 veta, dhe të klasës së çminimit – me një personel deri në 50 ushtarakë. Ato do..

botuar më 24-05-30 9.26.PD

Parashikimi i motit për 30 majin

Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të mbajë diell deri në mesditë, pas mesditës do të ketë vranësira dhe do të ketë reshje lokale. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri..

botuar më 24-05-29 7.40.MD