Me përpjekjet e Bullgarisë dhe 7 vendeve të tjera të BE-së, u miratua versioni më i lehtë i standardit të ri Euro 7 për emetimet nga motorët me benzinë dhe me naftë. Italia, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia kundërshtuan projektin fillestar, si joreal dhe me ndikim negativ në investimet në sektorin e automobilave në kalimin drejt makinave elektrike. Franca dhe Italia, të cilat kanë industri të fuqishme automobilistike, thanë se standardi kërcënon konkurrencën evropiane në një sektor që punëson 14 milionë evropianë. Euro 7 do të zëvendësojë Euro 6 nga viti 2025 dhe do të jetë i detyrueshëm për të gjitha automjetet e reja të shitura. Ai gjithashtu vendos standarde më të larta për bateritë e makinave. Zëvendësministri bullgar i ekonomisë dhe industrisë, Ivajllo Shotev, në Këshillin për “Konkurrencë” në Bruksel, theksoi se në vendet e ndryshme anëtare ka qasje të ndryshme në makina elektrike dhe Euro7 do të rrisë kërkesën për vetura të përdorura.
Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në pjesën perëndimore të vendit. Era mesatare jugperëndimore do të vijojë të sjellë ajër të ngrohtë. Në Bullgarinë Lindore dhe në malet do të fryjë erë e furishme dhe e fortë. Temperaturat minimale..
Sot Presidenti Rumen Radev hapi solemnisht pavijonin bullgar në Konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike COP28 në Dubai, njoftoi BTA. Mes të pranishmëve në hapjen e pavijonit të parë të vendit tonë në historinë e forumit ishin Presidenti i..
Deputetët më në fund kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare midis Bullgarisë dhe SHBA-së për blerjen e makinave të reja luftarake Stryker për këmbësorinë, njoftoi reporteri i BNR, Daniell Inkov. Me votat e..
Bullgarët nga “Matei Voivoda” – lagja e bullgarëve etnikë në qytetin rumun Târgoviște, sot festojnë 172 vjetorin e vendosjes së tyre atje, transmeton..
Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në rajonet më të ulëta. Përmirësim i përkohshëm i dukshmërisë do të ketë rreth mesditës, kur..
Nga 1 dhjetori 2023, në qendër të Sofjes do të hyjë në fuqi një zonë me emetim të ulët, e cila do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt 2024, në të..