Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se rezultati më i mirë përfundimtar i zgjedhjeve lokale do të ishte nëse të tri partitë që hyjnë në qeveri do të kishin më së shumti këshilltarë dhe kryetarë komunash. “Kjo do të riafirmojë qeverinë”, tha Borisov në parlament. Ai theksoi se GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) përzgjodhën në mënyrë specifike kandidatët jopartiakë për votën lokale, të cilët do të mund të punojnë së bashku pas zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë kaos në komunat. “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) merr pjesë në të gjitha votimet, gjithmonë... Nëse doni të ngremë një lloj perdeje dhe të themi që punojmë në prapaskenë, nuk jemi dakord”, shpjegoi mekanizmin e pushteti politikani.
Nuk ka nevojë për marrëveshje koalicioni, tha në Kuvendin Popullor edhe deputeti i DPS-së, Deljan Peevski. “Të gjitha vendimet e rëndësishme nuk mund të ndodhin pa DPS, shoqëria ka zgjedhur parti të caktuara”, shpjegoi Peevski.
Dy politikanët shprehën mbështetjen për propozimin e dorëzuar në parlament për shtyrjen e debateve në Kuvendin Popullor për Buxhetin 2024 pas zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë propagandë parazgjedhore.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..