Bullgaria ka të drejtë të vendosë një taksë për importin dhe transitin e gazit rus, tha në Tiranë të Shqipërisë kryeministri Nikollaj Denkov. Parlamenti bullgar vendosi një tarifë prej 10 euro për një megavat orë, ose afërsisht për 100 metra kub gaz natyror rus që kalon nëpër vend. Vendimi hyri në fuqi nga 13 tetori.
Pavarësisht sanksioneve kundër Rusisë, “disa vende u lejuan të importonin gaz rus sepse nuk kishin mundësi të tjera. Të tilla janë Hungaria dhe Serbia. Por tashmë ka ndërlidhës, kështu që ka alternativa dhe gazi rus nuk duhet të gëzojë ndonjë preferencë të veçantë”, shtoi Denkov.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të bisedojë me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, për shkak të rritjes së tarifave për transitin e gazit natyror rus, shkruan faqja serbe “Politika”.
Kryeministri Nikollaj Denkov u nis për në Shqipërinë për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të procesit të Berlinit. Procesi u krijua me synimin për të mbështetur thellimin e integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke i afruar ato me vlerat dhe standardet socio-ekonomike të BE-së.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..