Nëse kishte zgjedhjet parlamentare, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi përfaqësues të kryer midis 26 shtatorit dhe 8 tetorit nga Market Links, financuar nga agjencia dhe bTV.
GERB-SDS ka mbështetjen e 23.6% të elektoratit. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” fiton 17.5 për qind. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) është forca e tretë me 12.4%, “Vëzrazhdane” mbledh 11.1%, BSP ka 7.9%.
Politikanët me mbështetjen më të lartë janë presidenti Rumen Radev - 43%, lideri i GERB-it Bojko Borisov - 25% dhe kryeministri Nikollaj Denkov - 24%. Institucioni më i besuar është qeveria. Kabinetit “Denkov-Gabriel” i besojnë 21 për qind të qytetarëve, ndërsa më shumë se gjysma janë me qëndrim të kundërt. Parlamenti dhe prokuroria kanë të njëjtin besim 15%. Mosbesimi në organin legjislativ është 63%, dhe në prokurorinë është 58%.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..