Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika bullgare ballkanike në drejtim të akrepave të orës në 2023

Pjesa e Parë: Nga Danubi, përmes Detit të Zi deri në Detin e Marmarasë

Foto: ankasam.org
Radio Bullgaria ftoi profesorin e Universitetit të Sofjes, Prof. Zdravko Popov, për të komentuar marrëdhëniet e Bullgarisë me vendet fqinje ballkanike gjatë vitit 2023. Prof. Popov është një diplomat karriere, një nga themeluesit dhe drejtor i parë i Institutit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Duke ndjekur azimutet gjeografike nga veriu në drejtim të akrepave të orës, biseda nis nga Rumania.

Agresioni rus në Ukrainë bllokon transportin në Detin e Zi. Ai gjithashtu bllokoi trafikun përgjatë kufirit bullgaro-rumun dhe e ktheu atë në një problem logjistik për BE-në dhe NATO-n.

Prof. Zdravko Popov

Po, rezulton që një lumë na ndan kaq natyrshëm, ekonomikisht, madje do të thosha edhe kulturalisht. Vëzhgimi im është se ne kemi relativisht pak dialog me Rumaninë, pavarësisht se herë pas here na kujtohet se kemi një fat të përbashkët. Siç ishte pranimi ynë në BE, dhe tani Shengen. Kjo është e çuditshme sepse e kam të vështirë të gjej shumë përputhje në politikat që ndjekin të dy vendet dhe mënyrën e komunikimit të tyre me vendet e BE-së.”

Bullgaria dhe Rumania po ecin në rrugë të ndryshme, por në BE ka një paragjykim që kur këto dy vende kanë një problem, duhet ta ndajnë dhe ta zgjidhin bashkërisht. Lufta në Ukrainë dhe gjithë shqetësimi i mjedisit ndërkombëtar kërkon që ne të kërkojmë forma të afrimit me vendet me të cilat jemi në familje të përbashkëta dhe të gjejmë mënyra për bashkëpunim dypalësh në të gjitha fushat. Ndërtimi i një ure të tretë midis Bullgarisë dhe Rumanisë mbi lumin Danub është i rëndësishëm për zhvillimin infrastrukturor të rajonit dhe për Evropën:

Konferenca Evropa e Bashkuar - një rrugë drejt sigurisë ekonomike dhe integrimit të qëndrueshëm, e cila u mbajt në nëntor në Ruse

“Rrugët që kalojnë nëpër ne dhe drejtohen në Evropë duhet të diversifikohen, ka një rrugë tradicionale që kalon përmes Beogradit, një tjetër përmes Rumanisë, por megjithatë Rumania është vendi që është afër nesh nga pikëpamja e anëtarësimit evropian, anëtarësimit në NATO, bashkëpunimit në Detin e Zi, politikave në lidhje me rajonin në tërësi. Dhe vërtet duhet të ketë shumë rrugë lidhëse, ura që duhet të ndërtohen mes nesh. Dhe është me të vërtetë pak e çuditshme që ky proces është i ngadalësuar dhe ia vlen të përshpejtohet. Lufta në Ukrainë devijoi shumë nga rrugët aziatike që nuk mund të kalojnë më përmes Rusisë dhe rëndoi rrugët e lidhura me Kaukazin, me Turqinë. Bullgaria është bërë një gyp i madh i cili duhet të marrë një trafik gjithnjë në rritje”, thekson Prof. Popov. Ai hedh poshtë kategorikisht përfshirjen e vendeve dhe regjioneve në një paketë nga ana e institucioneve evropiane:

“Përgjithësisht jam kundër këtyre paketave në të cilat BE-ja i trajton rajonet e ndryshme në Evropë. Ai i sanksionon ose i vendos në të njëjtën shkallë. Çdo vend duhet të trajtohet në mënyrë të pavarur nga pikëpamja e kritereve të përmbushura, standardeve, evropianizimit, integrimit dhe politikave të rëndësishme, sipas të cilave secili vend ka një dizajn unik - thekson Prof. Popov. – Për shembull, ky problem me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tirana është gati të nisë negociatat, por për shkak se është e lidhur në një paketë me Maqedoninë e Veriut, problemet në Maqedoninë e Veriut transferohen në Shqipëri dhe krijojnë të njëjtën ndjenjë të mosbesueshmërisë, edhe pse Shqipëria nuk i ka këto karakteristika të Maqedonia e Veriut. Por, gjithsesi, ne jemi kapur në një politikë të tillë dhe ndoshta duhet të rrisim më shumë ndërveprimin tonë për të luajtur së bashku në mbrojtje të perspektivës sonë në Shengen.”

Për Bullgarinë, marrëdhëniet me Turqinë u fokusuan në problemin e emigrantëve të paligjshëm, të cilët janë pengesë për pranimin e vendit në Shengen, por fqinjësia e mirë me Turqinë ka një potencial shumë më të madh.


“Çfarëdo që të bëjmë, çfarëdo që të mendojmë – Turqia mbetet fqinji ynë dhe përveç kësaj ajo është një fqinj i rëndësishëm. Kjo sugjeron që ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me Turqinë në shumë drejtime dhe në lidhje me bashkëpunimin ekonomik dhe sigurinë në Detin e Zi, që është një çështje e rëndësishme sot. Duke qenë disi ndërmjetës midis Lindjes dhe Perëndimit, madje midis Rusisë dhe SHBA-së, ne duhet të kapërcejmë disa nga paragjykimet dhe qëndrimet tona të lindura nga historia dhe të kemi një bashkëpunim të frytshëm në të gjitha fushat. Ne nuk mund t'ia kthejmë shpinën fqinjit tonë Turqisë, thjesht sepse nuk është anëtare e BE-së. Kjo nuk është serioze. Nëse duam të kemi një politikë të jashtme ballkanike të plotë dhe të lidhur me interesat tona kombëtare dhe të rajonit, duhet të kemi bashkëpunim shumë aktiv në të gjitha sferat me shtetin turk. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të ndikojë në politikën dhe çështjet e migracionit”.

Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë gjithashtu një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e rajoneve kufitare bullgare. Në vitin 2023 vazhdoi trendi që Kërxhali (qytet në Bullgarinë Jugore, ku ka popullsi me origjinë turke) të ishte i vetmi qark jashtë kryeqytetit me rritje mekanike demografike. A po vazhdon kthimi i shtetasve bullgarë nga Turqia?


“Nuk duhet të harrojmë se, pavarësisht se si u larguan nga Bullgaria si rezultat i të ashtuquajturit “proces i ringjalljes”(prova e Partisë Komuniste Bullgare, me bashkëpunimin e Bashkimit Agrar Popullor Bullgar, për të asimiluar popullsinë myslimane në vend), këta njerëz në njëfarë mënyre mbetën të lidhur me Bullgarinë. Shumica prej tyre i kanë mbajtur pronat e tyre, kanë të afërm në Bullgari. Ata mbetën “të ankoruar”, si të thuash, për sa i përket gjuhës, arsimit, miqësisë. Ka shumë lidhje që i mbajnë në këtë pozicion të dyfishtë. Duhet të kemi një politikë më të profilizuar ndaj tyre dhe shteti bullgar nuk duhet t'ia lërë këtë politikë vetëm njërës palë. Kjo duhet të jetë politikë shtetërore dhe të jetë pjesë e marrëdhënieve shtetërore. Turqit bullgarë janë një nga mjetet e bashkëpunimit me Turqinë. Ato janë një nga urat. Ata vetë e shohin këtë përfitim të dyfishtë të të qenit atje dhe këtu në të njëjtën kohë – duke pasur mundësinë të gëzojnë disa përfitime, të cilat anëtarësimi evropian i jep Bullgarisë”.

Më shumë për marrëdhëniet bullgaro-rumune mund të lexoni këtu:


Foto: balkan-union.eu, BTA, BGNES, AFP

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP është e gatshme të marrë pjesë në një dialog për kabinet, por në kushte të caktuara

Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..

botuar më 24-12-11 6.07.MD

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD