Në seancën e parë të Kuvendit për vitin 2024, forcat politike lexuan deklarata me vlerësime dhe pritshmëri për sezonin politik.
GERB-SDS theksoi se ndryshimet e ardhshme në vend varen nga rotacioni i suksesshëm i kryeministrave në kabinetin e mbështetur nga shumica qeverisëse.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” /PP/ deklaroi se reformat, ndonëse ngadalë, po zhvillohen. Buxheti do të ketë një deficit nën 3%, që do të lejojë hyrjen në Eurozonë në vitin 2025.
“Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” /DPS/ konfirmoi se do të vazhdojë të punojë për të rritur të ardhurat, parashikueshmërinë për biznesin, për të konfirmuar euroatlantizmin dhe anëtarësimin e plotë në Shengen dhe në Eurozonë.
Nga opozita, partia “Vëzrazhdane” e fokusoi deklaratën kundër “përdhosjes” së monumenteve historike në vend.
Partia Socialiste Bullgare /BSP/ beson se për shkak të pushtetarëve Bullgaria është vetëm 3% në Shengen nga ajri dhe deti dhe 97% nga toka, jashtë hapësirës së përbashkët. Partia kritikoi çmontimin e monumenteve sovjetike dhe mbështetjen për Ukrainën.
“Ka një popull të tillë” /ITN/ akuzoi pushtetarët se po ndjekin një politikë pro-inflacioniste, se buxheti për vitin 2023 përfundoi me deficit dhe se vendi nuk ka një datë për t'u anëtarësuar në Shengen.Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë..