Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, GERB do të merrte 23.8% mbështetje, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" – 17.2%, dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) do të ishte forca e tretë politike me 12.1% të preferencave. “Vëzrazhdane” do të kishte 9.9% mbështetje në zgjedhjet e shkurtit, kurse BSP - 8.5%. Partia “Ka një popull të tillë” mbetet nën pragun për të hyrë në parlament me 3.8% të votave. 20% e të anketuarve nuk do të votonin për asnjë parti
Të dhënat janë nga një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links” realizuar në janar i paraqitur në bTV. 43% e të pyeturve presin që rotacioni në qeverinë e vendit të kalojë pa trazira mes partive të shumicës në pushtet. 40 për qind janë skeptikë dhe besojnë se rotacioni i kryeministrave do të jetë problematik.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...