Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Foto: Reuters

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra katrorë, vendi ndërthur një shumëllojshmëri përjetimesh turistike. Për më tepër, ajo po formohet si një destinacion gjithnjë e më i aksesueshëm dhe fitimprurës.

Kështu fillon artikulli i Euronews, me titull "Nga plazhet e arta deri në majat me borë - a është Bullgaria destinacioni më i mirë gjatë gjithë vitit në Evropë?". Publikimi thekson aspektet e shumta që e bëjnë vendin tonë jo vetëm unik, por edhe të aksesueshëm për turistët e huaj. "Një fjalë që përshkruan ofertën turistike të Bullgarisë është diversiteti" - thotë Evtim Milloshev, ministri në detyrë i turizmit në një intervistë për Euronews.

Nesebër

Në artikull theksohet edhe historia e lashtë e vendit tonë, e cila shtrihet në mijëvjeçarë, dhe qytetet dhe fshatrat tona që janë “muzetë e së shkuarës në të hapur”. "Përjetoni epokën e helenëve, romakëve të lashtë dhe Bizantit në qytetet e vjetra Sozopoll dhe Nesebër - një objekt i trashëgimisë botërore të UNESCO-së. Vizitoni Veliko Tërnovo, kryeqytetin e Mbretërisë së Dytë Bullgare, me kështjellat e tij të lashta të shpërndara mbi kodra dhe me kalldrëm rrugëve”, thuhet në botim.

Bullgaria spikat ndër destinacionet evropiane me atraktivitetin e saj për turistët në të gjitha stinët, thekson Euronews. Artikulli përmend gjithashtu destinacionet kryesore verore në Detin e Zi si Sllënçev Brjag dhe Zllatnite Pjesëci - disa nga vendpushimet më të famshme që tërheqin me plazhet e tyre me diell dhe kushtet e pushimeve të klasit të parë. Në të njëjtën kohë, vendpushimet dimërore, përfshirë Bansko dhe Borovec, janë të njohur jo vetëm për shumëllojshmërinë e pistave të tyre, por edhe për organizimin e garave ndërkombëtare të skive. Pamporovo tërheq gjithashtu një gamë të gjerë turistësh të gatshëm për të eksploruar natyrën e bukur dhe sportet dimërore. 

Bankso

Botimi vë në dukje gjithashtu një nga nismat më të fundit të Bullgarisë - për t'i paraqitur botës një produkt turistik të integruar: Destinacioni Ballkani. “Po punojmë për të krijuar lidhje të reja ajrore mes kryeqyteteve ballkanike për të ofruar një produkt të përbashkët turistik. Qëllimi është që turistët nga tregjet e huaja të kenë mundësinë për një udhëtim unik dhe të integruar që mbulon kulturën, historinë, natyrën dhe traditat e kuzhinës të disa vendeve të rajonit” - thekson në intervistë ministri Evtim Milloshev.

Bullgaria po bëhet gjithashtu një destinacion popullor për turizmin e shëndetit dhe mirëqenies me qytetet antike dhe vendpushimet spa. Vizitorët mund të zhyten në burimet termale minerale, si ato në qytetet Hisarja, Pavell Banja - i famshëm për gërmimet arkeologjike romake dhe Velingrad, i quajtur "kryeqyteti spa i Ballkanit", shkruan Euronews.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Redaktore: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Reuters, BGNES, banskoski.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD