Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra katrorë, vendi ndërthur një shumëllojshmëri përjetimesh turistike. Për më tepër, ajo po formohet si një destinacion gjithnjë e më i aksesueshëm dhe fitimprurës.
Kështu fillon artikulli i Euronews, me titull "Nga plazhet e arta deri në majat me borë - a është Bullgaria destinacioni më i mirë gjatë gjithë vitit në Evropë?". Publikimi thekson aspektet e shumta që e bëjnë vendin tonë jo vetëm unik, por edhe të aksesueshëm për turistët e huaj. "Një fjalë që përshkruan ofertën turistike të Bullgarisë është diversiteti" - thotë Evtim Milloshev, ministri në detyrë i turizmit në një intervistë për Euronews.
Në artikull theksohet edhe historia e lashtë e vendit tonë, e cila shtrihet në mijëvjeçarë, dhe qytetet dhe fshatrat tona që janë “muzetë e së shkuarës në të hapur”. "Përjetoni epokën e helenëve, romakëve të lashtë dhe Bizantit në qytetet e vjetra Sozopoll dhe Nesebër - një objekt i trashëgimisë botërore të UNESCO-së. Vizitoni Veliko Tërnovo, kryeqytetin e Mbretërisë së Dytë Bullgare, me kështjellat e tij të lashta të shpërndara mbi kodra dhe me kalldrëm rrugëve”, thuhet në botim.
Bullgaria spikat ndër destinacionet evropiane me atraktivitetin e saj për turistët në të gjitha stinët, thekson Euronews. Artikulli përmend gjithashtu destinacionet kryesore verore në Detin e Zi si Sllënçev Brjag dhe Zllatnite Pjesëci - disa nga vendpushimet më të famshme që tërheqin me plazhet e tyre me diell dhe kushtet e pushimeve të klasit të parë. Në të njëjtën kohë, vendpushimet dimërore, përfshirë Bansko dhe Borovec, janë të njohur jo vetëm për shumëllojshmërinë e pistave të tyre, por edhe për organizimin e garave ndërkombëtare të skive. Pamporovo tërheq gjithashtu një gamë të gjerë turistësh të gatshëm për të eksploruar natyrën e bukur dhe sportet dimërore.
Botimi vë në dukje gjithashtu një nga nismat më të fundit të Bullgarisë - për t'i paraqitur botës një produkt turistik të integruar: Destinacioni Ballkani. “Po punojmë për të krijuar lidhje të reja ajrore mes kryeqyteteve ballkanike për të ofruar një produkt të përbashkët turistik. Qëllimi është që turistët nga tregjet e huaja të kenë mundësinë për një udhëtim unik dhe të integruar që mbulon kulturën, historinë, natyrën dhe traditat e kuzhinës të disa vendeve të rajonit” - thekson në intervistë ministri Evtim Milloshev.
Bullgaria po bëhet gjithashtu një destinacion popullor për turizmin e shëndetit dhe mirëqenies me qytetet antike dhe vendpushimet spa. Vizitorët mund të zhyten në burimet termale minerale, si ato në qytetet Hisarja, Pavell Banja - i famshëm për gërmimet arkeologjike romake dhe Velingrad, i quajtur "kryeqyteti spa i Ballkanit", shkruan Euronews.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters, BGNES, banskoski.com
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..