Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Foto: Arkivi i grupit

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë se pasuria e tyre më e madhe është auditori dhe takimet me të. Ata janë “Mary Boys Band” dhe tani po festojnë 30 vjetorin e tyre në skenë – sigurisht me një koncert.

Për Mary Boys Band, gjithçka filloi në vitin 1994 në Sofje, kur u takuan si studentë, por e konsiderojnë 28 janarin 1995 ditëlindjen e tyre. Kjo është data e shfaqjes së tyre të parë live në klubin e atëhershëm “Këntri” në Sofje. Ata shpejt u bënë të preferuar në të gjithë Bullgarinë me këngët e tyre melodike, origjinale dhe tekstet e ngrohta, duke sjellë gjithmonë një ndjenjë vere, deti e diçka tjetër...

Historia e grupit Mary Boys Band është e lidhur ngushtë me Radion Kombëtare Bullgare, me disa nga regjistrimet e tyre të para origjinale, të realizuara në Studion e Parë të Radios në vitin 1995, megjithëse në vitet 90-të ata iu përkushtuan kryesisht shfaqjeve të shumta në klube. Grupi filloi të bëjë  regjistrime më të shumta nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, kur u shfaqën albumet "Rrugët e panjohura", "Vetëm për ty", "Rruga e gjatë për në shtëpi", "Ditë të lumtura " dhe disa albume të tjera përmbledhëse.

Për këto tre dekada, Maria Mutafçieva, drejtuesja dhe kompozitore kryesore e grupit, ndan:

"30 vjet është një moshë shumë e mirë dhe kam një ndjenjë se diçka e mirë po vjen. Po shikoj përpara. Me grupin po punojmë për një këngë të re. Dhe shpresoj që në 30 vitet e ardhshme do të ketë më shumë muzikë të re nga ne. Sepse kjo është ajo që e bën një muzikant të dallohet – muzika e re që nxjerr, mendimet e reja që ndan me njerëzit që e duan. Mendoj se kemi ende diçka për t'u thënë njerëzve."

E pyetur se si i imagjinon rrugët e panjohura përpara saj dhe formacionit  Mary Boys Band për tri dekadat e ardhshme, Maria Mutafçieva përgjigjet:

“Dëshiroj që rrugët e panjohura të jenë plot ngjyra, të jenë të lumtura ditët dhe rruga përpara të jetë e gjatë. Jo vetëm rruga për në shtëpi - por rruga përpara, ajo që na çon vërtet atje ku po shkojmë. Në fakt, ne jemi thjesht njerëz që shkojnë në rrugën e tyre dhe i bëjnë gjërat ashtu siç ata i kuptojnë, bëjnë atë që janë të aftë në atë moment.”

Grupi premton se koncerti "Gëzuar ditëlindjen, Mary Boys Band" do të jetë një festë e vërtetë - me këngë të preferuara nga 30 vitet e fundit.

Në pritje të festës, mbetemi me këngën emblemë të grupit - "Rrugët e panjohura", e cila i dha emrin albumit të tyre të parë të vitit 2001.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkivi i grupit, Facebook/Maria Mutafchieva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Peshore” – kënga më e fundit e Projektit “Artistë këngëtarë”

Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..

botuar më 25-01-03 6.10.PD

"Çelësi Sol" zhbllokon kujtimet e shtëpisë së babait

Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..

botuar më 25-01-02 6.55.PD

"Dhuro një buzëqeshje"

Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..

botuar më 24-12-31 6.15.PD