Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë se pasuria e tyre më e madhe është auditori dhe takimet me të. Ata janë “Mary Boys Band” dhe tani po festojnë 30 vjetorin e tyre në skenë – sigurisht me një koncert.
Për Mary Boys Band, gjithçka filloi në vitin 1994 në Sofje, kur u takuan si studentë, por e konsiderojnë 28 janarin 1995 ditëlindjen e tyre. Kjo është data e shfaqjes së tyre të parë live në klubin e atëhershëm “Këntri” në Sofje. Ata shpejt u bënë të preferuar në të gjithë Bullgarinë me këngët e tyre melodike, origjinale dhe tekstet e ngrohta, duke sjellë gjithmonë një ndjenjë vere, deti e diçka tjetër...
Historia e grupit Mary Boys Band është e lidhur ngushtë me Radion Kombëtare Bullgare, me disa nga regjistrimet e tyre të para origjinale, të realizuara në Studion e Parë të Radios në vitin 1995, megjithëse në vitet 90-të ata iu përkushtuan kryesisht shfaqjeve të shumta në klube. Grupi filloi të bëjë regjistrime më të shumta nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, kur u shfaqën albumet "Rrugët e panjohura", "Vetëm për ty", "Rruga e gjatë për në shtëpi", "Ditë të lumtura " dhe disa albume të tjera përmbledhëse.
Për këto tre dekada, Maria Mutafçieva, drejtuesja dhe kompozitore kryesore e grupit, ndan:
"30 vjet është një moshë shumë e mirë dhe kam një ndjenjë se diçka e mirë po vjen. Po shikoj përpara. Me grupin po punojmë për një këngë të re. Dhe shpresoj që në 30 vitet e ardhshme do të ketë më shumë muzikë të re nga ne. Sepse kjo është ajo që e bën një muzikant të dallohet – muzika e re që nxjerr, mendimet e reja që ndan me njerëzit që e duan. Mendoj se kemi ende diçka për t'u thënë njerëzve."
E pyetur se si i imagjinon rrugët e panjohura përpara saj dhe formacionit Mary Boys Band për tri dekadat e ardhshme, Maria Mutafçieva përgjigjet:
“Dëshiroj që rrugët e panjohura të jenë plot ngjyra, të jenë të lumtura ditët dhe rruga përpara të jetë e gjatë. Jo vetëm rruga për në shtëpi - por rruga përpara, ajo që na çon vërtet atje ku po shkojmë. Në fakt, ne jemi thjesht njerëz që shkojnë në rrugën e tyre dhe i bëjnë gjërat ashtu siç ata i kuptojnë, bëjnë atë që janë të aftë në atë moment.”
Grupi premton se koncerti "Gëzuar ditëlindjen, Mary Boys Band" do të jetë një festë e vërtetë - me këngë të preferuara nga 30 vitet e fundit.
Në pritje të festës, mbetemi me këngën emblemë të grupit - "Rrugët e panjohura", e cila i dha emrin albumit të tyre të parë të vitit 2001.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivi i grupit, Facebook/Maria Mutafchieva
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për..