Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e parë virtuale turistike tek ne

Turizmi sot ose sesi mbijetohet në kohën e pandemisë

Foto: Veneta Nikollova

Zhdërvjelltësi, inovacione dhe siguria janë ndër parakushtet për mbijetesën e biznesit turistik në kushtet e pandemisë – janë unanim pjesëmarrësit në ekspozitën e parë virtuale turistike në Bullgari. Që prej disa ditësh secili ka qasje falas online në internet me ofertat aktuale për pushim në çdo pikë të botës nëpërmjet platformës së veprimtarisë HOLIDAY&SPA / VirtualShow. Ajo do të mbetet aktive deri në mesin e muajit shkurt, premtojnë organizatorët. Ekspozita starton me më se 90 oferta aktuale për 50 destinacione në Bullgari dhe jashtë shtetit.

Në kuadrin e iniciativës online zhvillohen edhe një sërë diskutimesh të përfaqësuesve të degës turistike. Si kjo industri të ruajë konkurrencën e vet në një plan afatgjatë, roli i teknologjive në planifikimin e udhëtimeve, sa të rëndësishme janë për turistët faturat e paguara për anulimin, rimbursimin ose ndryshimin e datave të qëndrimit në kohën aktuale të pasigurisë? Ato dhe pyetje të tjera preokupojnë të punësuarit në një nga sektorët më të prekura në plan botëror.

Sipas Vlladimir Nikovit nga Shoqata e Pronarëve të Hoteleve dhe Restoranteve në qytetin Velingrad, gjatë kësaj vere sipërmarrësit vendor iu shpresuan më tepër udhëtimeve individuale dhe ofertave për pushim në mes të natyrës. Dhe si e sheh ai e ardhmja e turizmit në kushtet e pandemisë?

“Nuk ka se kush të të tregojë se si e sheh të ardhmen. Në  se para një viti mund të parashikonim rezervacionet muaj të tërë më parë, tani nuk mund të përcaktojmë asgjë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, a do të arrijmë të plotësojmë bazën për pushimet dhe festat. Vallë, a mund të bëjmë parashikime në një kohë të tillë të pasigurt? Ne punojmë ditë për ditë. Kjo është një kohë në të cilën biznesi varet shumë pak nga njerëzit të cilët e bëjnë. Dhe në se shteti nuk do ta kuptojë këtë ka të ngjarë që humbjet të thellohen edhe më.”


Gjatë muajve të fundit siguria e udhëtimeve u kthye në faktorin më të rëndësishëm në zgjedhjen e destinacionit.

“Gjatë dy muajve të parë të gjendjes së jashtëzakonshme të gjithë u shtangën ishim të shokuar se çfarë të bënim sesi të vazhdonim – tregon kryetarja e bashkisë së qytetit Trojan Donka Mihajllova. – Sektori ishte në gjendje më të rëndë  në qershor kur kishte një zbaticë. Pas kësaj në korrik dhe në gushtë gradualisht arritëm të avancojmë. Në shtator edhe evidentuam një akomodim më të lartë në krahasim me vitin e kaluar. Për fat të keq etapa e dytë e re e krizës prapë vuri probleme serioze para turizmit. Tani sfidat e mëdha para neve janë në radhë të parë të mbajmë hotelet, restorantet dhe të gjithë njerëzit të angazhuar në turizëm. Me rëndësi është që në këtë moment të jemi shumë aktiv në tregjet turistike dhe më në veçanti – të ndryshojmë segmentin e shërbimeve të ofruara në mënyrë që të përmbushë pritjet dhe nevojat e turistëve në këto kushte të vështira.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD