Situata epidemiologjike në Bullgari do të zgjatet deri më 31 janar. Këtë e njoftoi Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një brifing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave.
Masat e reja më të rrepta kundërepidemike vendosen nga mbrëmja e 27 nëntorit dhe do të zgjaten deri më 21 dhjetor.
Me urdhër të Ministrit imponohen kufizimet sa vijojnë:
- Ndërpritet frekuentimi i orëve mësimore, praktikave dhe shtazëve në të gjitha institucionet arsimore në Bullgari edhe për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 12 dhe për të gjitha universitetet, shkollat, kopshtet, çerdhet, si dhe veprimtaritë jashtë klasës dhe të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime për fëmijë;
- Ndalohen të gjitha veprimtaritë kolektive sportive dhe shoqërore, kongreset, konferencat, seminaret, aktivitetet kulturore dhe argëtuese;
- Pezullohen vizitat në qendrat e fitnesit dhe të gjitha veprimtaritë sportive dhe trajnuese për personat deri në 18 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm veprimtaritë sportive që kanë filluar. Të gjitha garat sportive për persona mbi 18 vjeç do të organizohen pa publik.
- Nuk lejohet organizimi dhe realizimi i kremtimeve private me më se 15 veta.
- Mbyllen qendrat e mëdha tregtare.
- Ndalet puna e restoranteve dhe pikave për ushqim dhe argëtim. Lejohen vetëm dërgesat ose marrja e ushqimit për në shtëpi ose për në zyrë.
- Pezullohen vizitat në sallat e lojërave të fatit dhe në kazino.
- Ndalohen ekskursionet dhe të gjitha llojet e udhëtimeve në grupe.
Vizitat në qendrat tregtare lejohen vetëm për disa objekte në territorin e tyre - dyqane kafshësh, optikë, farmaci, dyqane ushqimore, banka, operatorë telekomunikacioni, zyra postare. Dyqanet e vogla vazhdojnë të punojnë në kushtet e deritanishme – me respektim të distancës dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Përjashtim bëhet për teatrot të cilat do të punojnë me kapacitet të zënë deri në 30 për qind të sallave dhe respektim rigorozë të masave antiepidemike.
Kishat, parqet dhe kopshtet mbeten të hapura. Nuk do të imponohet orë e mbrëmjes.
“Me vendosjen e masave të reja mendoj se do të arrijmë një pllajë të sëmundshmërisë”, tha në brifing Kryeinspektori Shëndetësor docent Angell Kunçev. Ai saktësoi se sipas klasifik