Sot mbushen 10 vjet nga vdekja e prof. Rajko Petrov (1930-2011) - një nga figurat më të mëdha në historinë e mundjes bullgare, i cili e shndërroi atë në një fuqi botërore. Rajko Petrov ka qenë trajner i ekipit tonë kombëtar të mundjes në vazhdim të 15 viteve dhe ka përgatitur kampionët tanë të parë olimpikë dhe botërorë në këtë sport. Ai ishte në krye të Federatës Bullgare të Mundjes që nga 1969 deri në 1990. Si trajner Rajko Petrov mori pjesë në 12 Lojëra Olimpike Verore radhazi. Ai ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Botëror për Shkencë dhe Sport pranë UNESKO-s dhe nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (FILA).
Është prezantuar në Sallën e Famës të Mundjes Ndërkombëtare - Oklahoma, SHBA. Ai ka fituar çmime prestigjioze për zhvillimin e mundjes në të gjithë botën. Kërkimi i tij në fushën e sporteve është përkthyer në një numër gjuhësh, duke përfshirë frëngjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe të tjera.Ministrja e Sportit Vesella Leçeva uroi sportistët, trajnerët dhe aktivistët sportivë me rastin e Ditës së Sportit Bullgar, 17 majit. Ajo u uroi sportistëve bullgarë përgatitje të suksesshme për Olimpiadën e Parisit dhe arritjen e qëllimeve të..
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, vjen sot në vendin tonë për të festuar njëqindvjetorin e Komitetit Olimpik Bullgar. Ai do të takohet me presidentin Rumen Radev, do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “100 vjet Komiteti..
Kampionet olimpike të karatesë nga Tokio 2020 - Ivet Goranova, Jovana Prekovic dhe Ferial Abdelaziz po fillojnë një fushatë për ta rikthyer karatenë në programin olimpik për Lojërat e Los Anxhelosit në vitin 2028. Në Akademinë Kombëtare..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi finlandezin Emil Ruusuvuori me 7:6, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të kampionatit të hapur francez dhe..