Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktualitete rreth koronavirusit në Bullgari:

24% më shumë raste të koronavirusit në krahasim me javën e kaluar

Akoma disponojmë me shtretër të mjaftueshëm nëpër spitale

Foto: BGNES

Autoritetet shëndetësore demonstruan dhe shprehën kënaqësi nga Kovid situata në vend. “Jemi të kënaqur nga rezultatet e arritura” deklaroi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov në brifingun e rregullt për shpërndarjen e koronavirusit. Sipas fjalëve të tij, është një shenjë e mirë se nuk ka një presion të madh mbi spitalet dhe në dispozicion janë mjaft shtretër spitalor.  Ministri tha akoma se, situata jep mundësi të vazhdohet bindshëm me planin për zbutjen e masave antiepidemike në çdo 14 ditë. Por nëse më shumë se 200 veta në 100 mijë infektohen, vendimet e marra do të rimendohen, bindi ai.  

Me 24% janë rritur rastet e koronavirusit gjatë kësaj jave në krahasim me shtatë ditët e mëparshme  dhe gjysma e rretheve të vendit tanimë hyjnë në zonat e kuqe, njoftoi gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar. Derisa gjatë javës së kaluar të sëmurët kanë qenë 139 në 100 mijë, gjatë kësaj jave vlerat janë 173 në 100 mijë. Numri i rasteve të vdekjes është pakësuar me 9% dhe në këtë moment ato janë 7,3%. Akoma po vihet re një rritje e ngadaltë e të porsa infektuarve, nënvizoi gjenerali Mutafçijski. Tani për tani varianti afrikanojugor dhe brazilian i Covid-19 nuk janë gjetur në Bullgari.  

Shtabi Operativ Kombëtar rekomandon të fillohet vaksinimi i njerëzve nga faza e katërt - të moshuarit dhe të sëmurët me sëmundje kronike. Pavarësisht se vendi ynë mbetet mbrapa për nga numri i të imunizuarve, profesori Kostadin Angjellov deklaroi se, plani i vaksinimit nuk është përpara dështimit dhe shprehu pritjen që të përshpejtohet rritmi me vendosjen e vaksinave. Sipas drejtorit të spitalit multidisiplinar universitar për trajtim aktiv dhe mjekësi urgjente “Pirogov” profesor Asen Balltov mezi 30% nga ata të cilët janë regjistruar vijnë për tu vaksinuar. Deri në fund të muajit priten 240 mijë doza vaksinash, kurse gjatë muajit mars mbi 500 mijë, informon Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë për Barnat.

Gjatë kësaj jave vendi ynë renditet në vendin e 25 për nga sëmundshmëria dhe në vendin e 15 për nga vdekshmëria nga koronavirusi në Bashkimin Evropian .

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD