Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Italiania Sofi Matiu u bë kampione në ski-garat tek femrat në qytetin Bansko

Eva Vukadinova
Foto: Federata Bullgare e Skive

Italiania 19 vjeçare Sofi Matiu u klasifikua në vendin e parë me rezultat të përgjithshëm 1:40.24 minuta, në sllallomin e Kampionatit Botëror në disiplinat ski alpine  për të rinj e të reja deri më 21 vjeç në Bansko. Ajo qe e pesta pas raundit të parë me 49.71 sekonda, por me raund të dytë solid prej 50.53 sekonda dhe e siguroi floririn. E dyta, në 20 të qindtat e sekondës përfundoi një sportiste tjetër 19 vjeçare - Moa Bostrom Musener nga Suedia(49.63 dhe 50.81 sekonda), kurse e tretë në 21 të qindta u rendit 20 vjeçja Ej Xhej Hërt nga Shtetet e Bashkuara(49.63 dhe 51.09). Bullgarja Eva Vukadinova përfundoi në vendin e 26 me një kohë të përgjithshme 1:49.06 minuta në të dyja zbritjet. Menjëherë pas saj përfundoi bullgarja tjetër Julia Zllatkova me kohë 1:49.13 minuta.


Më shumë nga rubrika

“Lludogorec” po vazhdon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Kampioni bullgar i futbollit “Lludogorec” u kualifikua në raundin e tretë paraprak të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti skuadrën sllovene “Mura” në Razgrad me 3: 1 dhe realizoi 0: 0 në ndeshjen e parë. Në minutën e 4 -të nikoqirët shënuan golin e..

botuar më 21-07-29 10.34.PD
Lindja Zeqiri

Paraqitje e dobët e bullgarëve në Tokio

Bozhidar Andreev mbaroi në vend të pestë në peshëngritje në kategorinë deri në 73 kg me një dyluftim prej 338 kg. Deri në provën e fundit në shtytje bullgari ishte në pretendues për medaljen e bronztë. Qitësja Selin Ali zuri vendin e 16..

botuar më 21-07-28 4.17.MD
Ljubomir Epitropov

Ljubomir Epitropov në gjysmëfinalen e notimit brust në 200 metra me një rekord kombëtar

Notari bullgar Ljubomir Epitropov u kualifikua në gjysmëfinalet në notimin brust në 200 metra në Olimpiadën e Tokios duke shënuar një rekord të ri kombëtar. Ai e notoi distancën për 2: 09.68 minuta, duke u zbritur për herë të parë nën 2:10 minuta në..

botuar më 21-07-27 3.04.MD