Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sanksionet e SHBA-së – vlerësimi i tranzicionit ose apeli i radhës për luftim real të korrupsionit

Departamenti i Thesarit të SHBA
Foto: home.treasury.gov

Korrupsioni në Bullgari ka rrënjë të thella në sistemin politik dhe ekonomik të vendit. Problemet dhe pasojat tashmë dalin jashtë kufijve kombëtare – tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev në hapjen e Këshillit të Jashtëzakonshëm të Sigurisë i cili u imponua të mblidhej pas sanksioneve të shpallura nga “Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja” të Departamentit të Thesarit të SHBA kundër tre shtetasve bullgarë – biznesmenëve Vasill Bozhkov dhe Deljan Peevski dhe nëpunësit shumëvjeçar të kundërzbulimit Illko Zheljazkov.

Lista e publikuar me 64 firma të lidhura me këta persona përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit kundër të cilit duhet të veprojmë në mënyrë reciproke – shpjegoi eksperti i sigurisë kombëtare Rumen Kënçev. Në një intervistë për Programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare – BNR, ai përkrahu veprimet e qeverisë së përkohshme mbi kazusin:

Rumen Kënçev

“Jam i bindur, se grupi i përhershëm i punës që u krijua me pjesëmarrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë Shtetërore të Sigurimit Kombëtar, Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve dhe Ministrisë së Financave do të disponojë potencialin e duhur për të zbuluar gjendjen e saktë dhe veçoritë përkatëse të çdo rasti të veçantë, në mënyrë që askush të mos akuzohet ose të përfshihet gabimisht në listë. Siç tha kryeministri duhet të caktohet shkalla e lidhjes, roli i secilës prej këtyre firmave dhe më e rëndësishmja është se kjo listë i nënshtrohet  korrigjimeve dhe shtesave.”

Sipas fjalëve të ekspertit Rumen Kënçev, lista me firmat mund të shqyrtohet  si “një vlerësim sintentik i gjithë tranzicionit”, por edhe si një test për qeverinë e përkohshme dhe presidentin si mishërim i pushtetit legjitim që duhet të drejtojë vendin në këtë moment.

Sanksionet e imponuara në ligjin “Magnitski” shërbyen për të hapur “sytë e mbyllur gjerë të institucioneve bullgare” - është i bindur financieri Vlladisllav Panev.

Vlladisllav Panev

“Sanksionet sipas këtij ligji janë të tilla, se izolojnë personat e sanksionuara nga jeta ekonomike e të gjithë botës. Ata bëhen toksikë për bankat, për kontraktuesit. Nuk është e rastit që Peevski i shiti dhe firmat e tij të fundit vetëm nja një-dy muaj më parë. Ai e dinte se çfarë e priste.”

Ish ambasadorja e Bullgarisë në SHBA dhe anëtare e Klubit Atlantin tek ne Elena Poptodorova theksoi, se veprimet e ndërmarra nga SHBA nuk duhet të na befasojnë:

Problemi me korrupsionin është një temë e dhimbshme që nuk ka lënë axhendën e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, dhe me kalimin e kohës, shqetësimi është rritur më shumë – shpjegoi Poptodorova dhe kujtoi, se korrupsioni në përmasa të mëdha kishte edhe në fillimin e të ashtuquajturit tranzicion.

Elena Poptodorova

“Vitet 90-të të shekullit të kaluar ishin një periudhë e zhvillimit në kushte të reja të kanaleve të trashëguara nga epoka sovjetike të kontrabandës së armëve dhe të drogës. E gjithë kjo ngriti një platformë të përshtatshme në të cilën u zhvilluan ngjarjet pasi Bullgaria u bë anëtare e BE. Pastaj në vend filluan të vijnë para të shpejta dhe të lehta nga BE dhe fondet e tij. Disi kjo krijoi një situatë të mungesës së llogaridhënies dhe të mosndëshkimit.”

Vitet e besimit me të cilat Bullgaria u shpërblye pas pranimit të saj në BE i bënte ata që ishin në pushtet pas 2007 gjithnjë e më arrogantë dhe të pamatur kur bëhej fjalë për fondet evropiane - është e bindur Elena Poptodorova. Fraza “sundimi i ligjit” është një qëllim i përhershëm, i pranishëm kryesisht në raportet e ndërmjetme për përparimin e vendit tonë, pas 14 vjet anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Sa i përket legjislacionit, ai vazhdon të perceptohet si një “derë në fushë” - e detyrueshme për disa dhe e zhdehur për persona të tjerë fizikë ose juridikë.

Përpilues: Joan Kolev (sipas intervistave të Diana Jankullova dhe Snezhana Ivanova, BNR - “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES dhe home.treasury.gov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD