Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ është përsëri media në të cilën qytetarët bullgarë kanë besimin më të madh, tregon raporti për vitin 2021 i Institutit për Studimin e Gazetarisë "Reuters" pranë Universitetit të Oksfordit.
Pjesa më e madhe, 72% e bullgarëve, u besojnë lajmeve të BNR, tregon sondazhi. Për nga besimi pas BNR-së në klasifikim renditen televizionet kombëtare: Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/ - 70%, bTV - 67% dhe Nova TV - 67%.
Sa i përket arritjes deri tek audienca, BNR është në vendin e 6 pas Nova, bTV dhe BNT, gazeta "24 çasa" dhe Bulgaria On Air TV. BNR arrin 11% të bullgarëve të paktën 3 herë në javë dhe deri në 18% në javë.
Sajti i BNR arrin 8% të audiencës të paktën 3 herë në javë dhe deri në 13% në javë. Për 86% të bullgarëve burimet kryesore të lajmeve janë në internet, duke përfshirë këtu mediat sociale.Më 13 prill, kur Bullgaria feston për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Vlerësimit të Bimëve, Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje hap dyert për edicionin e 23-të të "Takime pranverore me bimët", informojnë organizatorët...
Në fund të vitit 2023, Bullgaria u bë anëtare e programit “Artemisa” të NASA-së. Ai është vazhdimësi e programit “Apollo” dhe synimi kryesor i tij lidhet me fluturimet me pilot në Hënë. Ideja është që ai të jetë një trampolinë edhe për fluturime të..
Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Burgas do të jetë i hapur për vizitorët me hyrje falas. Në muzeun, i cili ndodhet në Aeroportin e Burgasit në rrethin e Sarafovos, të apasionuarit pas..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..